Flash News

KRYESORE

"Kam luftuar me demonët e mi më të këqij", Kiara Tito tregon për eksperiencën e keqe me veten e saj

Çdo ditë e më shumë të rinjtë po përballen me probleme me ankthin dhe stresin. Jeta që po përparon kaq shumë, interneti, komentet, jeta dhe stresi përmblidhen duke dhënë një efekt të jashtëzakonshëm tek të rinjtë.

Sidomos tek personazhet e njohur për publikun.

Një ndër ato që ka pranuar për eksperiencën më të keqe me vetveten, është Kiara Tito.

Përmes një postimi në Instagram, moderatorja dhe vlogerja, ka treguar se ka luftuar me demonët e saj më të këqij:

“Kam përballuar një dhimbje të fortë zemre, kam jetuar me konfuzion te brendshëm, kam luftuar me demonët e mi më të këqij. Nga një shpirt i thyer, në një histori shkatërruese nga një marrëdhënie toksike. Tani jam këtu më e fortë. Të gjitha copat e jetës sime më në fund janë bërë bashkë. Jam bërë ajo çfarë e shkuara nuk ka dashur që unë të bëhem duke qenë e hapur ndaj të mësuarit të gjërave të mëdha për veten time. Në mes të stuhisë, diçka është e sigurt ‘do të jesh gjithmonë i pajisur për të përballuar gjithçka që të sjellë jeta’. Dashuri për të gjithë ju që ndiheni të pasigurt dhe të shqetësuar për të ardhmen.”

 

Të fundit