Flash News

KRYESORE

“Kam marrëdhënie personale”, si u përgjigj Gjinushi kur u pyet nëse i druhej mosdekretimit nga Meta

“Kam marrëdhënie personale”, si u përgjigj Gjinushi

Presidenti Ilir Meta sot ka dekretuar refuzimin për emërimin e Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave.

Shkak sipas presidentit kanë procesi i parregullt  dhe se Gjinushi rezultonte ende kreu i PSD ditën e zgjedhjeve për postin e kryetarit të Akademisë së Shkencave.

Por, çfarë deklaroi Gjinushi kur u pyet nga gazetarët ditën që u zgjodh në krye të ASH-së nëse i druhet apo jo vendimit që u mor sot, rreth dy muaj më parë, pra se nuk do të dekretohet nga presidenti.

“Jo, nuk i druhem sepse zoti Meta i njeh institucionet, por edhe marrëdhëniet personale nuk janë të tilla”, u shpreh shkurtimisht Gjinushi, që si duket nuk rezultoi ashtu siç ai priste.

Skënder Gjinushi u zgjodh kryetari i ri i Akademisë së Shkencave me 35 vota në një garë pa rivalë, ku në total votuan 43 akademikë.

Meta dekreton refuzimin e emërimit të Skënder Gjinushit si kryetar i Akademisë së Shkencave 

Të fundit