Flash News

KRYESORE

Kapllanaj paralajmëron masa ekstreme: Do të bëjmë vetëgjyqësi!

Kapllanaj paralajmëron masa ekstreme: Do të bëjmë

Presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj, ka dalë në deklaratë për shtyp pas ndeshjes duke i marë vendin teknikut të tij Dovedan. Ai pretendon se po i bëhen shumë padrejtësi dhe nëse nuk reagon Federata do të marrë vetë masa.

“Nuk dua të them fare a është penallti apo jo. Dua të pyes, është instaluar ndonjë sistem VAR, apo jo. Delegatit Bujar Pregja i ka ardhur një telefonatë dhe ka vrapuar, desh u rrëzua, për të anuluar golin. Nëse ka VAR, na thoni, ta dimë dhe ne dhe të gjykohen të gjitha rastet.

“Nuk dua të flas shumë për vitin e kaluar, por vetëm për këto ndeshjet tona. Pas ndeshjes me Tiranën, estradën kundër Laçit, që i mungojnë 2 kartonë të kuq. Sot vjen një arbitër që e kam dëgjuar për herë të parë. Nëse duan të bëjnë eksperimente, Bylis-Vllaznia nuk është për eksperimente.

"Në fund të vitit të kaluar, kam pasur një takim zyrtar me Sokol Jarecin dhe dimë që kemi pasur një bisedë. Unë pretendoja 7 penallti, ai thoshte 6. Të shkuara të harruara, por ndeshje pas ndeshje po veprohet kundër nesh. Jemi shumë të shqetësuar për situatën ku jemi.

"Nëse ne vazhdojmë e zbukurojmë kampionatin, vjen një moment ku penalizohemi, atëherë si të vazhdojmë. Asnjëherë nuk pajtohem me Goxhajn, Goxhaj të luajë futboll dhe të luajë fair-play. Përtej deklaratave mediatike, kemi kërkuar krejt të kundërtën. Ne do të flasim dhe do ta marrim masa.

"Ka dy rrugë: Ose të braktisim kampionatin, ose të bëjmë vetëgjyqësi. Na e zgjidhni juve, çfarë të bëjmë? Do të na detyroni dhe neve të pëlcasim, të na pëlcasë cipa. Dhe ne jemi njerëz, kur bëhet rrugë, si çdo njeri, jemi njerëz me gjak. Padrejtësi javë pas jave”, - tha ai.

Të fundit