Flash News

KRYESORE

Kënga e përbashkët e Selenës dhe Justin që po "çmend" fansat

Edhe pse secili ka krijuar jetën e tij dhe mund të themi që kanë ecur përpara, për fansat e "Jelena" (Justin Biener dhe Selena Gomez) nuk është kështu. Ata vazhdojnë të komentojnë dhe të shpresojnë në një ribashkim të dy ish-të dashuruarve.

Pas këngës që ka publikuar para disa ditësh Selena "Lose you to love me", që është e gjitha një ndjesi që Bieber i ka lënë këngëtares pas ndarjes, akoma më shumë fansat shpresojnë që dyshja të rikthehen bashkë. Pra me pak fjalë, Selena me këtë këngë "rizgjoi" fansat.

Këtë e tregojnë edhe shifrat e klikimet. Një editim i bërë nga një fans i dy këngëve të Justin dhe Selenes ka arritur për më pak se 10 ditë 2 milionë klikime. Kënga "Sorry" dhe "Lose you to love me" janë bërë bashkë nga fansi dhe po dëgjohet e pëlqehet kaq shumë nga fansat.

Mesa duket, edhe pse Justin e Selena e kanë mbyllur kapitullin e tyre, fansat nuk dorëzohen. Ose nuk duan ta pranojnë.

Shijoni këngën:

Të fundit