Flash News

KRYESORE

Kërkohet reagimi i OSBE-së dhe i Ambasadës amerikane për përgjimet

Kërkohet reagimi i OSBE-së dhe i Ambasadës amerikane për

Gazetari Blendi Fevziu dhe analisti Neritan Sejamini i kanë bërë thirrje faktorit ndërkombëtarë të mbajë një qëndrim për përgjimet. Fevziu në emisionin ‘Opinion’, u ndal veçanërisht te heshtja e kreut të OSBE-së, Bernard Borchardt. “Nuk e di a i ka parë ambasadori Borchardt përgjimet. Ngjarje të tilla nuk kanë ndodhur prej 30 vitesh në Shqipëri...”, deklaroi Fevziu.

Ndërsa Sejamini nuk e kupton heshtjen e ndërkombëtarëve të akredituar në Tiranë, që sipas tij, kanë premtuar kapjen e ‘peshqve të mëdhenjë” permes Reformes ne Drejtesi.

“Keto pergjime i ka zyrtarisht Donika Prela, prej shume kohesh. Per cdo prokuror tjeter kaq do mjaftonte e tepronte per te arrestuar Vangjush Dakon. Por Prela hesht. Heshtin edhe diplomatet amerikane dhe europiane qe na thonin se sa te behej reforma e do kapeshin peshqit e medhenj pa meshire”, shkruan Sejamini në një postim në Facebook.

Tabulatet telefonike të gazetës prestigjioze Bild, tregonin raportet e ngushta të Vangjsh Dako me Astrit Avdylajn, kreu i një grupi kriminal në zonën e Shijakut. Gjithashtu, edhe influencën e madhe që ai kishte te eksponentë të lartë socialistë, aq sa dyshohet se Astrit Avdyli ka ndikuar në hartimin e listës së PS në Durrës me deputetin Ilir Ndraxhi.

Të fundit