Flash News

KRYESORE

Këshilli politik për Reformën Zgjedhore, zbardhen emrat e ekspertëve të opozitës

Këshilli politik për Reformën Zgjedhore, zbardhen emrat e

Pas marrëveshjes së arritur mes palëve politike në lidhje me ‘Reformën Zgjedhore’ është formuar Këshilli Politik me përfaqësues nga të gjitha partitë për të vijuar më tej me zbatimin e marrëveshjes.

Ditën e sotme janë zbardhur emrat e katër ekspertëve të opozitës të cilët do të jenë pjesë e Këshillit Politik për hartimin e reformës.

Bëhet fjalë për Muharrem Cakën nga LSI, Shkëlqim Sulon nga PDIU, Arjan Madhin nga PR, dhe Ivi Kason nga PD. Emri i këtij të fundit nuk është zyrtarizuar.

Një prej kërkesave të opozitës për hartimin e Këshillit Politik  ishte që të përbëhej nga 10 anëtarë-ekspertë të cilët do të merren me hartimin e Reformës Zgjedhore, nga të cilët 5 nga opozita dhe 5 nga mazhoranca dhe opozita parlamentare.

Në një prej konkluzioneve në takimin mes palëve u tha që reforma duhet të përfundojë jo më vonë se data 15 mars.

Të fundit