Flash News

KRYESORE

Këshilltari i Metës zbardh detaje nga video që disponon presidenti për kreun e KED

Këshilltari i Metës zbardh detaje nga video që disponon

Këshilltari i presidentit, Bledar Dervishi ka zbardhur detaje se çfarë përmban video që ka paralajmëruar kreu i shtetit se disponon për kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

I ftuar në emisionin ‘Tempora’ në RTV Ora, Dervishi tha se në video nuk është diskutuar në asnjë moment gjatë mbledhjes brenda dhimbs së këshillimit për botimin në fletoren zyrtare të emrave të kandidatëve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

“Brenda dhomës së këshillit ka një sistem të regjistrimit audio, si në gjykata ku regjistrohet gjithçka nga kushdo që thuhet. Aty është diskutuar gjatë mbi miratimin e listave dhe për kujdesin e dërgimit të tyre. Në 7 nëntor kur u bë mbledhja e këshillit, që pas dy ditësh u botua në Fletore Zyrtare, është diskutuar edhe aty gjatë nga përfaqësuesi i Presidentit, që kam qenë unë vetë dhe ku jam shprehur qartë se ‘Presidenti ka vullnet që shprehet për këtë vakancë, por nuk mund sepse është para një ndalimi kushtetues dhe për këtë arsye ka pezulluar vendimin e tij derisa të shprehet Kuvendi për emërimin e vakancës së dytë. Këshilli në atë mbledhje nuk ka diskutuar asgjë në lidhje me botimin në fletoren zyrtare”, u shpreh Dervishi.

Kujtojmë se një ditë më parë, presidenti ka depozituar në tri prokurori kallëzim penal ndaj kreut të KED, Ardian Dvorani dhe e akuzon për veprat penale të “Shpërdorimit të Detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”, parashikuar nga neni 246 i Kodit Penale.

Kallëzimi ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, u depozitua në Prokurorinë e Përgjithshme, Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Të fundit