Flash News

KRYESORE

Kiara Tito tregon për dhimbjen që la ndarja tek ajo

Kiara Tito tregon për dhimbjen që la ndarja tek ajo
Kiara Tito, e ftuar pasditen e djeshme në "Ftesë në 5" ka treguar se si e ka marrë veten nga një lidhje që e ka lënduar shumë. Në këtë mënyrë, Kiara ka dashur edhe të japë këshilla për vajzat se si t`ja dalin: "Këtë dhimbjen nuk e kam kaluar shumë lehtë, por kam kuptuar që koha është ilaçi më i mirë. Sado ne ta duam diçka, në një moment të caktuar, me zor domethënë, ta harrojmë dikë, nuk të vjen ashtu, se më shumë e tërheq atë gjë. Më mirë, lërjani kohës dhe koha do të shërojë gjithçka. Si gjithë të tjerët, edhe unë, që ta kaloja këtë vështirësi më është dashur pak kohë.” Kiara ka treguar se këtë nuk mund ta bënte pa njerëzit që ka afër vetes: “Kam pak njerëz të dashur rreth vetes, por me ato shprehet çdo gjë. Nuk i mbaj dot për vete, kanë qenë dëgjues shumë të mirë. Kam nevojë për dëgjues, jo për këshillues…”
 
View this post on Instagram
 

Sot, ne nje bisede te kendshme me @bietasulo @topchannelalbania #ftesene5 @makeupbydenada dress by @lavishalice 💜

A post shared by Kiara Tito (@kiaratito) on

Të fundit