Flash News

KRYESORE

"Kjo që po i bëjnë djalit te Serbia është padrejtësi", flet i ati i Jovic

"Kjo që po i bëjnë djalit te Serbia është

Luka Jovic po vuan shumë këto kohë. Sikur të mos mjaftonte fakti se nuk po aktivizohet te Real Madrid, ish-sulmuesi i Frankfurtit nuk është grumbulluar nga Serbia. Trajneri i kombëtares e ka dënuar për faktin se dyshon se Jovic ka gënjyer për një dëmtim.

Babai i tij, Milan Jovic, ka reaguar në "AS" dhe ka akuzuar drejtuesit e kombëtares për këtë vendim. "Njerëzit e harrojnë, por këtë vit, sapo firmosi me Real Madridin, Luka u dëmtua në një ndeshje me kombëtaren U21. Më tha se donte të zbriste në fushë edhe me një këmbë, sepse nuk donte të zhgënjente shokët", - ka deklaruar Milan.

"Asnjë lojtar tjetër nuk do ta kishte bërë në vendin e tij. Ky trajtim që po i bëjnë është padrejtësi. Për djalin tim fanella e kombëtares është e shenjtë, ëndërr. Ai është patriot", - ka shtuar i ati i sulmuesit.

Të fundit