Flash News

KRYESORE

Komisioneri i BE: Kosova i ka plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave, tashmë varet nga PE

Komisioneri i BE: Kosova i ka plotësuar kushtet për liberalizimin e

Kosova i ka plotësuar kriteret për liberalizimin e vizave. Kështu u shpreh Komisioneri i BE-për për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos në konferencën e përbashkët që zhvilloi me Presidentin Hashim Thaçi.

“Mund të konfirmojmë se Kosova ka përfunduar të gjitha kriteret për liberalizim. Dua të uroj partitë e Kosovës për punën dhe përkushtimin në këtë proces. Ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi ka qenë hap i madh drejt liberalizimit. Kjo marrëveshje Kosova ka treguar angazhim të plotë kundër krimit dhe korrupsionit. Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për vizat prandaj në këtë momente e kemi marrë parasysh këtë gjë. Kosova ka vazhduar t`i mbyllë të gjitha marrëveshjet tjera që në vitin 2016, tani është në duart e Parlamentit Evropian dhe Këshillit Evropian dhe i inkurajoj që ta bëjnë atë sa më shpejtë”, tha Avramopoulos.

Ai tha gjithashtu se institucionet në Kosovë duhet t’ju shpjegojë qytetarëve të tyre edhe rregullat e lëvizjes së lirë.  “Liberalizimi vjen me të drejta dhe obligime. Autoritetet ta tregojnë tek qytetarët e saj në mënyrë shumë të qartë, që të evitojnë abuzimin me lëvizjen e lirë. Nuk ka të bëjë vetëm me lëvizjen e lirë, ne kemi një autoritet të caktuat në BE dhe kjo ndihmon mbikëqyrjen e lëvizjes së lirë. Të gjithë qytetarët duhet t`i dinë të gjitha kriteret para se të nisen drejt këtij rrugëtimi”, u shpreh Komisioneri i BE-për për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi.

Të fundit