Flash News

KRYESORE

Komisioni Evropian ngre dyshime për ‘bashkëqeverisjen’: Të bëhet dallimi midis partisë dhe Qeverisë

Komisioni Evropian ngre dyshime për ‘bashkëqeverisjen’:

Në raportin e Komisionit Evropian shihet me dyshim e ashtuquajtura platformë e bashkëqeverisjes, e krijuar nga kryeministri Edi Rama. Në progres-raport theksohet se zbatimi i kësaj iniciative duhet të bëjë dallimin midis Partisë Socialiste dhe Qeverisë.

“Mazhoranca qeverisëse ka krijuar një strukturë për të përmirësuar llogaridhënien e qeverisë, duke ftuar qytetarët që të paraqesin vlerësimin e tyre nëpërmjet ‘platformës së bashkëqeverisjes’. Zbatimi i kësaj iniciative duhet të bëhet në atë mënyrë që të ruajë dallimin midis partisë dhe Qeverisë”, thuhet në raport.

Mënyra sesi kryeministri Rama po punon me këtë platformë është kritikuar më herët nga gazetarë dhe analistë në Shqipëri, por ata kanë marrë si kundërpërgjigje fjalën “kazan”.

Të fundit