Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Komplikohet situata/ Tre mocione bllokuese në parlamentin holandez për hapjen e negociatave BE - Shqipëri
Holanda e ka vendosur tashmë. Shqipërinë nuk e do në Bashkimin Evropian.
Pas Francës, që kërkon që si vendit tonë, ashtu edhe Maqedonisë së Veriut mos t’i çelen negociatat deri në 2020, edhe Holanda duket më e vendosur për përgjigje negative.
Ditën e sotme ka pasur një seancë plenare në Dhomën e Ulët të parlamentit holandez. ndërsa qeveria e bëri të qartë në komisionin parlamentar për Çështjet e Evropës se nuk do ta bllokonte Shqipërinë ,nëse vendet e tjera do të vendosnin për “Po”, tre deputetë e kanë vulosur qëndrimin e qeverisë.
Ata depozituan 3 mocione bllokuese për çeljen e negociatave Shqipëri – BE. Në këto mocione i kërkohet qeverisë të votojë kundër në mbledhjen e 17-18 tetorit madje edhe kundër çeljes me kushte siç propozon Gjermania, raporton Top Channel.
Më herët, parlamenti holandez votoi një mocion kundër lëvizjes së lirë të shqiptarëve në zonën Shengen.
Në mbledhjen e ministrave të jashtëm të BE në Strasburg, Holanda do të përfaqësohet nga ambasadori i saj në BE, i cili nuk ka asnjë mandat për të negociuar nëse vendet e tjera të BE do të kërkojnë një zbutje të qëndrimit.