Flash News

KRYESORE

Koncesionet e rrugëve, Basha publikon video-mesazhin: Me Ramën 1 km rrugë është 10 herë më shtrenjtë se në botë 

Koncesionet e rrugëve, Basha publikon video-mesazhin: Me Ramën 1 km

Kreu i PD, Lulzim Basha ka publikuar një video-mesazh ku sqaron se si abuzohet me fondet për koncesionet e rrugëve. Duke marrë shkas nga rasti i akstit Thumanë-Kashar, Basha akuzon kryeministrin Rama se po vjedh shqiptarët dhe se me projekte të tilla, një kilometër rrugë kushton dhjetë herë më shtrenjtë se në vendet më të pasura të botës.

“Në vend të ndërtimit të infrastrukturës, të rrugëve, të porteve, të linjave të energjisë Edi Rama po vjedh paratë e shqiptarëve gjoja për të bërë rrugë.

Në vendin më të varfër të Europës, një kilometër rrugë kushton dhjetë herë më shtrenjtë se në vendet më të pasura të botës, më shtrenjtë se në Amerikë, Gjermani apo Zvicër.

Sepse këto janë projekte për të vjedhur. #HajdutiPsiqik #RamaIk”, shkruan Basha.

Të fundit