Flash News

KRYESORE

Konflikti maxhorancë-Presidencë, Patozi: E keqja vendit nuk i vjen nga përplasjet, por nga pazaret

Konflikti maxhorancë-Presidencë, Patozi: E keqja vendit nuk i vjen nga

Astrit Patozi i Bindjes Demokratike mendon se përplasja mes Presidentit dhe maxhorancës duhet të çohet deri në fund, edhe nëse përfundon me revolucion.

I ftuar në emisionin ‘Java’ në RTSH, tha se të këqijat vendit nuk i kanë ardhur nga përplasjet, duke argumentuar se e keqja vjen nga pazaret politike mes palëve.

Mendoj se Shqipërisë i bëhet më mirë që ky sulm të shkojë deri në fund. Të këqijat këtij vendi i kanë ardhur kur janë bërë pazare dhe jo kur janë bërë përplasje. Në këtë rast kemi përplasjen e dy personave, sepse unë shoh dy të tillë, njëri është President, tjetri Kryeministër. Tani është prishur paqja mes tyre.

Ky nuk është një debat kushtetues, po është një luftë për territor. Nëse presdienti do të veshë opingat dhe të vazhdojë një revolucion, le ta bëjë këtë, sepse më mirë të bëhet, sesa mos ndodhë asgjë me frikën se do të ndodhin”, tha Patozi.

Të fundit