
Flash News
Ceno Klosi me mbi 800 vota të vjedhura, Balluku gjen si arsye lodhjen e numëruesve
"Fast & Furious" në ish-Bllok, policia ndjek një Audi Q8, përplasen 4 makina
Makina përplas dy turistë me motoçikletë në Fushë Arrëz, humb jetën njëri prej tyre
Aksident i rëndë në Thumanë, një i vdekur, 3 të plagosur
Gjykata e Durrësit pezullon nga detyra drejtorin e Arsimit Parauniversitar
Konstituohet Këshilli Bashkiak i Shkodrës mes tensioneve brenda dhe jashtë mbledhjes, PS i vë ‘vizën’ Pjetrit, provokon Tom Doshi
Ka qenë një ditë e nxehtë me zhvillime ‘të nxehta’ sot për qytetin e Shkodrës.
Këshilli i ri Bashkiak është konstituuar mes tensionesh dhe protestash nga mbështetës të PD dhe qytetarë të shumtë.
Këta të fundit nisën të protestonin me pankartat ‘Rama ik’ dhe thirrjet kundër qeverisë që prej orës 10.00 para prefekturës, së drejtuar prej Çesk Milljes, i cili thirri mbledhjen e parë për zyrtarizimin e këshillit.
Por kundërshtimi nga ana e PD nisi jo vetëm për shkak të konsiderimit si jolegjitime, por edhe prej vendit ku u zgjodh fillimisht të mbahet takimi, rektorati i universitetit ‘Luigj Gurakuqi’.
PD e cilësoi provokim për shkak se ky ambient simbolizon lirinë dhe rezistencën e shkodranëve, duke sjellë në vëmendje ngjarjen e 2 prillit 1991, ku mbetën të varë 4 dëshmorë.
Sot, në minutat e fundit para mbledhjes, vendi u zhvendos te Biblioteka e universitetit, ndërsa ra në sy një prani e shtuar e vënë në dispozicion e forcave të policisë së rendit, Shqiponja dhe FNSH.
Në orën 11.00 nisi mbledhja për konstituimin e Këshillit Bashkiak të dalë prej 30 qershorit. Për rreth dy orë, ajo u shoqërua në thuajse çdo moment me tension dhe përplasje me forcat e policisë.
Turma tentoi të hyjë brenda bibliotekës, por tentativa e tyre dështoi pasi pati vazhdimisht rezistencën e policisë e vendosur para portës së godinës. Po ashtu, nuk munguan as thirrjet kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Tension brenda mbledhjes
Megjithëse të rrethuar në të katër anët me policë, tensionet nuk munguan edhe brenda mbledhjes.
Ishte kryetarja e Këshillit të Qarkut Shkodër, Greta Bardeli, ajo e cila e cilësoi nul mbledhjen e Këshillit Bashkiak dhe vendimet që ky Këshill do të merrte. Bardeli e mbajti këtë qëndrim në sallën e mbledhjes, duke e cilësuar atë si një akt antikushtetues.
Përpara se të braktiste mbledhjen , Bardeli deklaroi se anëtarët e të ashtuquajturit Këshill po konsumojnë disa vepra penale, pasi po tentojnë të ngrenë institucionet pa zgjedhje dhe në kundërshtim me dekretin e Presidentit të Republikës.
Kryetarja e re e Këshillit Bashkiak
Me 42 vota pro Brisela Kadia u zgjodh kryetare e Këshillit Bashkiak të Shkodrës.
Po ashtu, nën drejtimin e saj u zgjidhën edhe 3 nënkryetarë: Arvid Osja, Tereze Brigja dhe Suada Selimaj.
Gjatë fjalës së saj, Kadia tha se do të jetë e drejtë dhe e paanshme. Ajo foli edhe për Valdrin Pjetrin, i cili pak ditë më parë dha dorëheqjen nga marrja e mandatit.
“Pjetri nuk merr mandatin, kështu që procedurat për zgjedhjen e kryetarit të ri do të vijojnë sipas Kodit të ri zgjedhor”, tha Kadia.
Tom Doshi provokon protestuesit, shishe kokës gjatë largimit
Ishte deputeti Tom Doshi, i pari që doli nga mbledhja përballë protestuesve të PD, ndërsa shkaktoi revoltim te këta të fundit.
Protestuesit e kanë ndjekur në këmbë deputetin Doshi, deri te tregu i këmbimit valutor, shoqëruar me thirrje kundër tij dhe qeverisë Rama.
Po ashtu, gjatë ndjekjes në këmbë mësohet se ai është qëlluar edhe me shishe uji në shenjë proteste, ashtu si edhe disa këshilltarë të tjerë të rinj. Po ashtu, mes protestuesve pati edhe përplasje fizike me policinë.
Në një prononcim të shkurtër për mediat, Doshi tha se ishte pjesë e mbledhjes si aleat i PS.
“Mora pjesë në mbledhjen e Këshillit si aleat i PS, për të tjera vendimet i merr Edi Rama”, thaq Doshi, ndërsa lidhur me protestën ai tha: Kur nuk morën pjesë në zgjedhje, s’kanë pse protestojnë sot”.
Ademi: Do vazhdoj të jem në krye të Bashkisë Shkodër
Në një dalje publike, kryetarja aktuale e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, duke falënderuar qytetarët shkodranë për shembullin që dhanë me rezistencën e tyre, tha se do të vazhdojë të jetë kryebashkiake e Shkodrës.
Ajo u shpreh se votimet e 30 qershorit janë një farsë që do të zhbëhen, ashtu siç, sipas saj, do të zhbëhet ajo që ndodhi sot në Shkodër.
“Qyteti dhe Bashkia e Shkodrës u përkasin shkodranëve dhe askujt tjetër. Jam e emocionuar që qytetarët e Shkodrës i kanë dhënë shembullin më të mirë gjithë Shqipërisë. Votimet e 30 qershorit, një farsë për Shkodrën dhe gjithë Shqipërinë do të zhbëhen. Këtë e thonë qytetarët, shqiptarët, e thonë zonjat dhe zotërinjtë e Shkodrës. Askush nuk mund të dalë mbi vullnetin e njerëzve. Ajo që ka ndodhur sot në Shkodër do të zhbëhet. Ne do të vazhdojmë të gjithë bashkë ta duam dhe ta mbrojmë qytetin. Unë do të kem detyrën dhe përgjegjësinë nga ana tjetër që të jem kryebashiake e Shkodrës deri në momentin kur ne shqiptarët në Shkodër të sigurojmë zgjedhje të vërteta, ku të gjithë mund të zgjedhim të lirë”, u shpreh Ademi.
Ajo theksoi se ajo që ndodhi në Shkodër ditën e sotme ishte një demonstrim i së vërtetës për të gjithë ata që kanë veshë për të dëgjuar të vërtetën e dhimbshme të shqiptarëve që, sipas saj, nuk do të lodhen kurrë së kërkuari të drejtën.
“Nuk mundet askush të vendosë në emër të shkodranëve dhe shqiptarëve”, tha Ademi në mbyllje të fjalës së saj.
Konstituimi i Këshillit Bashkiak ishte planifikuar që të mbahej në datën 21 gusht, një ditë pasi i përfundon me ligj mandati i kryetares aktuale, Voltana Ademi. Por Partia Socialiste e afroi me dy ditë datën e konstituimit, vendim i cili erdhi pas tërheqjes nga marrja e detyrës të kandidatit fitues, Valdrin Pjetri.
Ky i fundit, rezultoi se kishte qenë i dënuar në Itali me burg për drogë në vitin 2003, por nuk e kishte deklaruar në formularin e vetëdeklarimit. PD-ja publikoi dokumentet që vërtetonin vendimin e autoriteteve italiane, teksa fshehjen e dënimit, kreu i qeverisë e ka konsideruar një akt të patolerueshëm dhe njoftoi se deri sa të zbardhet e vërteta ligjore, PS dhe Pjetri i kanë rrugët e ndara.
Të fundit




Kurti: S’kemi garanci për 61 vota, duhet provuar votimi i fshehtë
2 Korrik 2025, 21:58
Lufta në Gaza/ Pse Netanyahu do vetëm një armëpushim 60-ditor, jo të përhershëm?
2 Korrik 2025, 21:56
SHBA-ja pezullon disa ndihma ushtarake për Ukrainën
2 Korrik 2025, 21:40



Mungon metadoni, përdoruesit i rikthehen heroinës: Vjedhim që ta blejmë
2 Korrik 2025, 20:57
Qeveria hyn në tregun e naftës, Rama: Çmim të ri për konsumatorët
2 Korrik 2025, 20:43
OBSH kërkon rritje me 50% të çmimit të duhanit, alkoolit dhe pijeve me sheqer
2 Korrik 2025, 20:41


Ceno Klosi me mbi 800 vota të vjedhura, Balluku gjen si arsye lodhjen e numëruesve
2 Korrik 2025, 19:54
"Mund të shpërthejë në flakë"/ Ja pse nuk duhet të karikoni telefonin nën jastëk
2 Korrik 2025, 19:35




“Çmendet” moti në Gjermani, temperaturat arrijnë në 40°C
2 Korrik 2025, 18:22

"Fast & Furious" në ish-Bllok, policia ndjek një Audi Q8, përplasen 4 makina
2 Korrik 2025, 17:59

Burgjet në Itali drejt kolapsit, shkalla e mbipopullimit një nga më të lartat në BE
2 Korrik 2025, 17:30



Arrestohet CEO dhe ish-drejtori i ‘Bankers Petrolium’ në Fier
2 Korrik 2025, 16:40
Makina përplas dy turistë me motoçikletë në Fushë Arrëz, humb jetën njëri prej tyre
2 Korrik 2025, 16:33

Përfundon rinumërimi i votave për qarkun e Fierit, Zegjine Çaushi e PS humb mandatin
2 Korrik 2025, 16:07

Zjarri në landfillin e Inceneratorit të Elbasanit, Prokuroria nis hetimet
2 Korrik 2025, 15:34
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në një vend me vullkane aktive
2 Korrik 2025, 15:33

Theu arrestin shtëpiak dhe kanosi me thikë një person, arrestohet vlonjati
2 Korrik 2025, 15:09
Berisha takon zyrtarët e lartë në OSBE: Duhet qeveri teknike përpara se të jetë vonë
2 Korrik 2025, 14:59
BE-ja propozon reduktim prej 90% të gazrave serrë deri më 2040
2 Korrik 2025, 14:50
Evropa po digjet nga i nxehti/ Italia dhe Franca janë në gjendje alarmi maksimal
2 Korrik 2025, 14:36
Mediu: Mbrojtja Euroatlantike, detyra kryesore për sigurinë e Shqipërisë dhe rajonit
2 Korrik 2025, 14:36
Deklaratat kontradiktore të Moskës: A po prishet miqësia me Vuçiçin?
2 Korrik 2025, 14:21
'E humba betejën time': ngrohja e detit po vret peshkimin në Shqipëri
2 Korrik 2025, 14:08
Sekretet kimike që ndihmojnë në mbajtjen e mjaltit të freskët për kaq gjatë
2 Korrik 2025, 14:01

Danimarka merr vendimin historik, bën të detyrueshëm shërbimin ushtarak për gratë
2 Korrik 2025, 13:44
Apeli i GJKKO lë në burg ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu
2 Korrik 2025, 13:30
Humbjet nga produktiviteti mund të ulin 1.3% të PBB-së si efekt i të nxehtit ekstrem
2 Korrik 2025, 13:21
Abuzoi me vajzën e tij të mitur, lihet në burg Zamir Meta
2 Korrik 2025, 13:04

Djegia e mbetjeve në Elbasan, Alizoti: Po helmojnë njerëzit dhe vjedhin paratë
2 Korrik 2025, 12:48
Në Serbi vazhdon mosbindja civile, dhjetëra persona të ndaluar
2 Korrik 2025, 12:40
Qeveria e Ramës ka lindur nën shenjën e plehrave dhe kështu edhe do të përfundojë
2 Korrik 2025, 12:28
Shtrenjtohet çmimi i ujit në bashkitë e qarkut të Elbasanit
2 Korrik 2025, 12:13
Në Serbi vazhdon mosbindja civile, çfarë po ndodh në Beograd?
2 Korrik 2025, 12:07
Aksident i rëndë në Thumanë, një i vdekur, 3 të plagosur
2 Korrik 2025, 11:54
Gjykata e Durrësit pezullon nga detyra drejtorin e Arsimit Parauniversitar
2 Korrik 2025, 11:49
Të enjten seancë plenare, çfarë pritet të diskutohet
2 Korrik 2025, 11:36
Evropa po digjet nga valët e të nxehtit/ Çfarë është fenomeni i ‘kupolës termike’?
2 Korrik 2025, 11:26
Në kërkim nga Italia për vrasje, arrestohet 45-vjeçari në Vlorë
2 Korrik 2025, 11:19
Situata me zjarret, në 24 orë u raportuan 28 vatra, 2 ende aktive
2 Korrik 2025, 11:13
Dosja “Buka”, shtyhet më 17 korrik seanca paraprake për Ahmetajn
2 Korrik 2025, 11:03


Baçi: Belinda Balluku dhe Ceno Klosi, “bandat” më të rrezikshme në Fier
2 Korrik 2025, 10:32
Dyshohet se abuzoi se*sualisht me vajzën e tij, mbërrin në gjykatë Zamir Meta
2 Korrik 2025, 10:21

Trump: Izraeli ka rënë dakord për armëpushim 60-ditor në Gaza
2 Korrik 2025, 10:01
Vazhdon zjarri në landfillin e Elbasanit
2 Korrik 2025, 09:51
‘Kujtimet nuk futen në tuba’: Një fshat në Mat i reziston valës së HEC-eve
2 Korrik 2025, 09:43
Datat që duhet të shënosh gjatë korrikut, ngjarje të rëndësishme do të ndodhin
2 Korrik 2025, 09:31
Shtyhet seanca për pretencën e Jorgo Goros
2 Korrik 2025, 09:24


Fermerët po braktisin kafshët për bletët, arsyet pse po rritet numri i koshereve
2 Korrik 2025, 08:54
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen monedhat e huaja
2 Korrik 2025, 08:42

52% e pensionistëve nuk morën pension të plotë në 2024-n
2 Korrik 2025, 08:27
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
2 Korrik 2025, 08:13
Mot i nxehtë, e mërkura vjen me temperatura të larta
2 Korrik 2025, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
2 Korrik 2025, 07:46


Zjarri në landfillin e Elbasanit, Cara: Vatra fiket dhe riaktivizohet në pak sekonda
1 Korrik 2025, 22:19




Golemi dhe Qerreti pa ujë në pikun e sezonit turistik
1 Korrik 2025, 21:09


BIRN: Brataj dhe Fevziu viktima të një ‘deepfake’ në Facebook
1 Korrik 2025, 20:44

By pass-i i Vlorës, zvarritje punimesh dhe rritje kostosh
1 Korrik 2025, 20:24



Milan pritet të heqë dorë nga transferimi i Granit Xhakës
1 Korrik 2025, 19:41
Akuzat për kartën bankare/ Meta: SPAK-u me regji ngatërron ëndrrat me faktet!
1 Korrik 2025, 19:29