Flash News

KRYESORE

Koronavirusi godet sërish Premier League, klubi nuk jep emër

Koronavirusi godet sërish Premier League, klubi nuk jep emër

Koronavirus nuk bën përzgjedhje, por godet kudo ku i jepet hapësirë. Lojtari i radhës që ka dalë pozitiv në Premier League është në skuadrën e Brighton.

Klubi anglez e ka pranuar si fakt publikisht, por pa dhënë emrin e lojtarit, duke ruajtur privatësinë. Shefi ekzekutiv, Paul Barber, e ka konfirmuar lajmin. Ai ka thënë se lojtari është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po qëndron në karantinë.

Anglia në fillim ishte kokëfortë për koronavirusin, por tani ka nisur të ndjejë pasojat e tij. Numri i të prekurve po rritet, po ashtu dhe numri i vdekjeve.

Të fundit