Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Shpërthimi në Zubin Potok, Lista Serbe: Akt kundër kundër interesave të popullit serb

Tensionet e ditëve të fundit në veri të Kosovës janë ashpërsuar me shpërthimin në Zubin Potok. Aty u dëmtua kanali i Ibër-Lepencit një aset kritik i Kosovës.
Një shpërthim i fuqishëm ndodhi në mbrëmjen e 29 nëntorit në fshatin Varagë të Zubin Potokut, komunë kjo në veri të Kosovës, duke dëmtuar kështu kanalin e ujit të Ibër-Lepencit. Nga shpërthimi nuk ka pasur viktima në njerëz. Ky kanal uji që rrjedh nga liqeni i Ujmanit, cilësohet aset kritik për Kosovën. Nga ky kanal uji varet shumë operimi i termocentraleve elektroenergjtike të Kosovës, furnizimi me ujë të pijshëm i një pjese të madhe të Kosovës, përfshirë edhe një pjesë të kryeqytetit Prishtinë.
Sulmi ndaj kanalit Ibër Lepenc – akt “terrorist”
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveҫla, shpërthimin e cilësoi sulm ‘terrorist’ dhe sipas tij, një pjesë e kanalit të Ibër Lepencit që është dëmtuar konsiderohet si “infrastrukturë kritike”. “Është detyrë e domosdoshme e institucioneve të sigurisë që të hetohen terroristët që kanë kryer këtë akt terrorist dhe të sillen para drejtësisë”, tha Sveҫla.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani fajësoi “bandat kriminale serbe” për sulmin ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës, duke siguruar qytetarët, se “bandat kriminale serbe kanë humbur në çdo betejë me institucionet e Kosovës”. “Mbrojtja e kushtetutshmërisë e ligjshmërisë në çdo cep të vendit dhe lufta e pa kompromis ndaj këtyre elementeve kriminalë janë jetike”, tha Osmani, duke u bërë thirrje qytetarëve të vazhdojnë të tregojnë qetësi dhe maturi derisa institucionet të hetojnë rastin dhe të sanojnë dëmet.
Kurti fajëson bandat e dirigjuara nga Serbia
Shpërthimet e ditëve të fundit në komunat në veri të Kosovës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka quajtur akte ‘terroriste’ nga Serbia. Ai tha se “sulmi është kryer nga profesionistë me qëllimin për ta dëmtuar infrastrukturën kritike të Kosovës”. “Ky është sulm kriminal dhe terrorist, i cili ka synuar që ta dëmtojë infrastrukturën tonë kritike. Sulmi është kryer nga profesionistë. Ne besojmë që vjen nga bandat e dirigjuara nga Serbia. Nëse dëmi nuk riparohet, atëherë një pjesë e Kosovës rrezikon të mbetet pa energji elektrike që në mëngjes”, tha Kurti në një konferencë të jashtëzakonshme për media.
Sipas kryeministrit të Kosovës “s’ka adresë tjetër për sulme të tilla pos Beogradit zyrtar dhe strukturat kriminale, në krye me Milan Radoiçiqin”. “Ky është sulmi, pra shpërthimi i tretë në ditët e fundit që ka pasur për cak institucionet tona. Dhe është synuar që të nxitet frika. Përpjekjet e tilla do të ngelen të dështuara për shkak se kushtetutshmëria në vendin tonë sundimi i ligjit rendi dhe Republika jonë nuk do të mund të mposhten nga askush”, tha Kurti. Kryeministri tha se menjëherë do ta takojë komandantin e KFOR-it dhe njëkohësisht ka ftuar mbledhjen e Këshillit të Sigurisë kombëtare.
Hovenier: Ofrojmë mbështetjen tonë
Pas sulmeve të fundit ka reaguar edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffry Hovenier, i cili dënoi ashpër sulmin ndaj “infrastrukturës kritike” të Kosovës. “Ne po monitorojmë nga afër situatën, do të mbështesim një hetim gjithpërfshirës dhe kemi ofruar mbështetjen e plotë për Qeverinë e Kosovës për t’u siguruar që përgjegjësit e këtij akti kriminal të identifikohen dhe mbahen përgjegjës”, tha Hovenier.
Shpërthimin në kanalin Ibër Lepenc e dënoi edhe Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit. “Dëshirojmë të bëjmë të qartë se ky akt është absolutisht kundër interesave të popullit serb dhe kërkojmë nga KFOR-i dhe EULEX-i hetim urgjent në lidhje me këtë rast. Dëmtimi i kanalit të ujit, përveç se ka rrezikuar furnizimin me ujë të qytetarëve, po ashtu ka shkaktuar shqetësim tek serbët në veri të Kosovës”, thuhet në reagimin e Listës Serbe.
Tensione të rritura dy ditët e fundit
Para shpërthimit në kanalin Ibër Lepenc, ka pasur sulme me granata dore në veri të Kosovës edhe dy ditë më parë. Një granatë u hodh në objektin komunal të Komunës së Zveҫanit dhe njëra në një stacion policie, ka njoftuar policia e Kosovës. Pasoja në njerëz nuk ka pasur pos dëmeve materiale në objektin e komunës dhe disa automjeteve të parkuara aty pranë. Autorët akoma nuk dihen. Autoritetet më të larta të Kosovës i dënuan edhe sulmet me granata dore duke i cilësuar akte kriminale dhe terroriste.
Sulmi në objektin komunal në Zveҫan brenda të cilit kishte edhe pjesëtarë të policisë, ndodhi vetëm disa orë pasi asambleistët në Kuvendin Komunal në Zveҫan shënuan me një seancë solemne përvjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, për herë të parë në këtë zonë të banuar me shumicë serbe. Festa e pavarësisë së Shqipërisë nuk është festë zyrtare në Republikën e Kosovës, por shënohen aktivitete të shumta gjithandej vendit për nder të saj.
Rritje e masave të sigurisë në të gjithë Kosovën
Pas sulmeve të ditëve të fundit në veri, policia e Kosovës ngriti shkallën e sigurisë në nivel vendi, përfshirë edhe veriun e Kosovës. Sipas njoftimit të policisë rritja e sigurisë po bëhet për të parandaluar incidentet e natyrave të ndryshme. “Me planifikimet e parapara do të ketë shtim të aktiviteteve policore për të ofruar më shumë siguri në tërë vendin, për të gjithë qytetarët pa dallim. Planifikimet operative policore, do të fokusohen në rritjen e prezencës policore në terren, duke realizuar më shumë patrullime në zona më kritike, më shumë pika kontrolli dhe rritje të bashkëpunimit me qytetarët”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në fillim të kësaj jave, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bëri të ditur se në fshatin Izvor të komunës së Zveçanit po ndërtohet një nënstacion i ri policor. Kjo nxiti kundërshtimin e përfaqësuesve të komunitetit serb. Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ndërtimin e stacioneve të reja policore në veri e sheh si një mjet shtesë për siҫ thotë, “shtypjen dhe dëbimin e popullatës serbe”.
Komuna e Zveçanit dhe tri komunat e tjera në veri, ajo e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit dhe Zubin Potokut, që nga prilli i vitit 2023 udhëhiqen nga kryetarë shqiptarë, pasi serbët bojkotuan në shkallë të gjerë pjesëmarrjen në zgjedhje lokale. Kryetarët shqiptarë nuk pranohen nga shumica e qytetarëve që janë të përkatësisë etnike serbe./DW
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38