Flash News

KRYESORE

Kosovë/ Rama uron Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin, mesazh edhe Kadri Veselit

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur rezultatet paraprake të zgjedhjeve të zhvilluara dje në Kosovë, në të cilat kryeson Albin Kurti i Vetëvendosjes dhe pas tij LDK e Vjosa Osmanit.

Në një status në tëitter, Rama uron edhe Kadri Veselin, sipas tij për pranimin shembullor të rezultatit.

“Urime Kosovës për zgjedhjet e suksesshme parlamentare Urime Vetëvendosjes e Albin Kurtit për rezultatin më të mirë. Urime LDK e Vjosa Osmanit për rezultatin e dytë më të mirë. Urime PDK e Kadri Veselit për pranimin shembullor të rezultatit. Sa më e mbarë dita e re për Kosovën “, shkruan Rama.

Të fundit