Flash News

KRYESORE

KQZ refuzon komisionerët e PD-LSI. Ivi Kaso: Edhe kur garon i vetëm, Rama manipulon zgjedhjet

KQZ refuzon komisionerët e PD-LSI. Ivi Kaso: Edhe kur garon i vetëm,

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rrëzuar sot kërkesën e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për të regjistruar komisionerët pranë Komisioneve të Administrimit Zgjedhor. Me katër vota pro të anëtarë të PS dhe një votë kundër, opozita nuk është lejuar të regjistrojë komisionerët për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Ivi Kaso, sekretar zgjedhor në PD, deklaroi se KQZ nuk kishte asnjë bazë ligjore për këtë vendim, përveç urdhrit politik të kryeministrit Edi Rama. Ai theksoi se opozitës i buron e drejta nga Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor që të regjistrojë komisionerët, ndërsa akuzoi Ramën se nuk organizon dot zgjedhje pa manipulime edhe kur garon i vetëm.

“Rama është i shqetësuar nga komisionerët sepse në komisione shkeljet janë të shumta. Kemi të bëjmë me një mazhorancë që edhe kur garon e vetme, e vjedh dhe manipulon procesin zgjedhor”, u shpreh Kaso.

Ndonëse nuk pranon të regjistrohet me kandidatë për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, opozita kërkon të caktojë komisionerë për këtë proces, për të bërë të mundur verifikimin dhe publikimin e fakteve të manipulimeve që, sipas saj, mazhoranca e Ramës do të kryejë gjatë votimeve.

Të fundit