Flash News

KRYESORE

Kriminelë në radhët e policisë te aksionin i shembjes së TK? Lleshaj-Dhimitrit: Versionin tuaj mbajeni dhe shijojeni

Kriminelë në radhët e policisë te aksionin i shembjes

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në interpelancën e thirrur nga deputetja Fatjona Dhimitri mbi dhunën e policisë ushtruar ndaj protestuesve ka dhënë sqarime se mbi dyshimet nëse në radhët e efektivëve ka patur kriminelë me uniformë apo mbi numrin e identitetit të policisë, që në atë aksion nuk evidentohej në fanellat e tyre.

“Dhatë përgjigje dhe një version tuajin, mbajeni dhe shijojeni. Faja juaj ishte instruktazh që e bëjmë me policët e bëtë mirë dhe i dhatë mundësi policëve dhe qytetarëve që të njihen me disa ligje që nuk bëjnë dëm për ti mësuar.

Folët për dyshime nëse brenda radhë policisë kishte kriminelë me uniformë?

Trokisni aty ku keni dyshime, jo te unë, por në prokurori jo këtu. Nëse dyshoni dhe atje do gjeni përgjigjen e duhur.

Ju kishte shqetësuar se në Lac kishte persona me uniformë policie dhe mund të ishin polic?

Është jashtë fushës së arsyetimit tim që të merrem me këtë lloj arsyetime që më trishtojnë. Numri i identitet policisë nuk është standard i përbotshëm por vlen kur polici është në detyrë individualisht, nuk është standard i detyrueshëm”, u shpreh Lleshaj.

Ndërsa deputetja Dhimitri iu përgjigj në replikë me ministrin “Ironia juaj u poshtëron edhe më shumë para shqiptarëve”.

"Ne fund te kesaj interpelance prej se ciles u kerkua zbatimi i ligjit dhe u pohua kundereagimi ndaj kesaj zbatueshmerie, besoj se te gjithe jemi te bindur ne kapjen e policise prej prangave te pushtetit te te paepurve.

Kete fakt e deshmon me se miri edhe llogaridhenja degjeneruese e Drejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit ku në rradhët e Policisë dhuna fizike dhe ajo verbale nuk kursehet as ndaj grave dhe fëmijëve.

Shembelltyra e gardianit të papërgjegjshëm, për të justifikuar aktet barbare të dhunimit të adoleshentit 15 vjeçar, përzgjedh lojën e moralit në familje, duke shënjestruar kështu modelin e nënës.

Ja pra , ky eshte modeli diskriminues që Policia e Shtetit ju ofron qytetarëve përmes përgojimit të familjeve, ndërkohë që bandat kriminale qarkullojne lirisht anë e mbanë Shqipërisë!

Te gjithe ju bashke me Kryeministrin mjaftoheni me ndjesen e publike te Ardi Veliut, e theksoj ndjese e urdheruar per tu hedhur hi syve te shqiptareve, ndersa ne te tjeret qe kerkojme zbatimin e ligjit, venjen e ketij individi te veshur me uniforme policie perpara pergjegjesise, qenkemi moraliste.

Per te vijuar me tej me dhimbjen e 15 vjecares se perdhunuar dhe shantazhuar nga roja monster i shkolles demonstron klimen e pasigurt ne te cilen studjojne femijet tane. Si mund te justifikohen rastet e njepasnjeshme te pedofilise ne vendin tone, kur policia e shtetit mjaftohet me ndjesa dhe ministrja e arsimit hesht dhe nuk dorehiqet pas skandaleve te shumefishta", u shpreh Dhimitri.

Të fundit