Flash News

KRYESORE

Kriza politike, Komisioni i Venecias nesër në Tiranë, zbardhet axhenda e takimeve me politikanët

Kriza politike, Komisioni i Venecias nesër në Tiranë, zbardhet

Komisioni i Venecias ditën e nesërme do të zhvendoset në Tiranë. Komisioni pritet të diskutojë zhvillimet e fundit politike, krizën në vend dhe reformën në drejtësi.

Në një njoftim për mediat është zbardhur agjenda e takimeve të politikanëve shqiptarë me delegacionin e Komisionit të Venecias.

Takimi do të nisë me kryetarin e grupit parlamentar të PS Taulant Ballën, më pas më kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës, Rudina Hajdari, Nimet Musai, dhe Adriatik Alimadhi.

Njoftim për media:

Të nderuar kolegë,

Kalendari i takimeve të ditës së nesërme, e martë 10 shtator, me delegacionin e Komisionit të Venecias, është si më poshtë:

Ora 9:00-9:55: Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, z. Taulant Balla dhe deputetë

anëtarë të Grupit. (Salla e Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese, kati II)

Ora 10:00 – 10:55:     Kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës , znj. Rudina Hajdari, z. Nimet Musai, z. Adriatik Alimadhi dhe deputetë anëtarë të grupeve.  (Salla e Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese, kati II)

Ora 11:00-11:55:  Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi  (Salla e pritjes në Kryesinë e Kuvendit).

Ftohen mediat për të ndjekur e pasqyruar këto takime për plane.

Faleminderit për bashkëpunimin!

 

Të fundit