Flash News

KRYESORE

Kriza politike mund të zgjidhet në Kolegjin Zgjedhor? PD do ankimojë vendimin e KQZ

Kriza politike mund të zgjidhet në Kolegjin Zgjedhor? PD do

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka lajmëruar se do ankimojë në Kolegjin Zgjedhor vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për pranimin e një dite më vonesë të listave të partive për zgjedhjet e 18 qershorit.

Duke folur nga çadra para Kryeministrisë, Basha theksoi se listat u pranuan 24 orë me vonesë dhe kjo tregon se procesi zgjedhor për 18 qershorin kanë rënë moralisht e ligjërisht. Ai paralajmëroi anëtarët e Kolegjit Zgjedhor që të marrin vendimin e duhur ose në të kundërtën do të merren përpara në ditën e parë të Republikës së re.

"Do ankimojmë në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KQZ dhe duke hedhur poshtë atë vendim do t’i japi një shans Republikës së vjetër. Nëse Kolegji vendos t’u thotë shqiptarëve se nuk ishin 50 ditë por 49 ditë, atëherë do të merren përpara ditën e parë të Republikës së re”, tha Basha.

Nëse Kolegji Zgjedhor merr parasysh kërkesën e PD-së dhe vendos se pranimi i listave është bërë 24 orë me vonesë nga afati i përcaktuar në Kodin Zgjedhor, atëherë zgjedhjet e 18 qershorit konsiderohen të prishura dhe palët politike do duhet të arrijnë një marrëveshje politike për datën e re të votimeve.

Të fundit