Flash News

KRYESORE

Kryemadhi 'kap' detajin e xhaketës në fotot e Ramës me Merkel: Manipuloi publikun

Kryemadhi 'kap' detajin e xhaketës në fotot e Ramës me

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e ftuar në RTV ORA hodhi akuza ndaj kryeministrit Rama, duke thënë se ai manipuloi disa foto nga takimi i sotëm me kancelaren Merkel, me arsyen për t'u shfaqur si i suksesshëm në sy të publikut

"Nga zyra e kryeministrit është shpërndarë një foto ku Rama me kancelaren Merkel përshëndesin publikun me dorën ngritur. Në fakt nga zyra e kryeministrit shpërndahet një foto me xhaketë të kuqe të kancelares dhe ndërkohë nga zyra e kancelares shpërndahet një foto me xhaketën blu kancelarja. Nuk  kam pikën e dyshimit se fotot janë manipuluar"-tha Kryemadhi.

Për Kryemadhin ky manipulim mund të bëhet për faktin se kryeministri kërkon të heqë vëmendjen nga 'vjedhja e 400 milionë eurove në parlament'.

"Unë mendoj që kryeministri mendon që ne duhet të merremi sot me takimin e dështuar apo të suksesshëm të kryeministrit me kancelaren dhe të mos merremi me 400 milion eurot që u vodhën dje në parlamentin shqiptar. 400 milion euro janë para që vidhen drejtpërdrejtë nga xhepi i shqiptarëve"-tha Kryemadhi.

 

Të fundit