Flash News

KRYESORE

Kryemadhi kundër ndërkombëtarëve: Ata e kanë fajin për këtë situatë

Kryemadhi kundër ndërkombëtarëve: Ata e kanë fajin

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi deklaroi se shkak i situatës së vështirë që po kalon Shqipëria është komuniteti ndërkombëtar. Sipas saj, nëse ambasadorët nuk do të kishin ndërhyrë, atëherë vendi do të kishte përparuar dhe krizë politike nuk do të ekzistonte.

“Ne kemi pasur një armik, komunitetin ndërkombëtar. Ne jemi në këtë gjendje për shkak të ndërhyrjes së ambasadorëve. Nuk ka asnjë të huaj që mendon mirë për Shqipërinë, por mendojnë mirë vetëm për veten. Më thoni a ka ndonjë biznes shqiptar në Gjermani, a shtet tjetër në BE. Unë nënshtrimin nuk e pranoj, partneriteti është tjetër gjë.”, tha Kryemadhi në “Real Story” në News 24.

Kryetarja e LSI-së shtoi se kuvendi është ilegjitim pasi ka vetëm 122 deputetë, ndërsa duhej të kishte 140 deputetë. “Janë të paligjshëm ata që kanë hyrë aty. Kushtetuta e ka përcaktuar saktë.”

Të fundit