Flash News

KRYESORE

Kryeministri i Bullgarisë tregon arsyen e vërtetë të refuzimit të Tiranës dhe Shkupit

Kryeministri i Bullgarisë tregon arsyen e vërtetë të

Kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov tregon arsyen e vërtetë se përse Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut po hasin vështirësi për të marrë nga të gjitha vendet anëtare një përgjigje pozitive sa i përket hapjes së negociatave.

Përpara nisjes së samitit të BE-së, ai deklaroi se Franca po refuzon që të japë një përgjigje pozitive, sepse u refuzuan komisarët e propozuar.

“Nuk shikoj ndonjë rrezik nga Maqedonia e Veriut. Është e madhe sa Sofja. Përse të tregojmë fuqi kundër tyre? Por disa vende i ngatërrojnë problemet e tyre të brendshme. vendet anëtare nervozohen me atë se komisarët u refuzuan. Ballafaqimet politike sjellin luftë të brendshme. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut meritojnë mbështetje. në të kundërt, më pas dot ë pyesim se përse përhapet xhihadizmi. Apo se përse zgjerohet ndikimi kinez në rajon”, deklaroi Borisov.

Të fundit