All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Dita e Rinisë, 34 vjet nga protestat studentore që ndryshuan drejtimin e Shqipërisë

All - Paragraf - 1

Dita e Rinisë, 34 vjet nga protestat studentore që ndryshuan drejtimin

Sot përkujtohet 8 dhjetori, Dita e Rinisë, ku me moton “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, 34 vjet më parë protestat studentore përmbysën regjimin komunist.

All - Paragraf - 3

Prej vitit 2009, kjo datë përkujtohet si festë kombëtare në nder të të gjithë studentëve të dhjetorit 1990 dhe gjithë rinisë shqiptare kur më 8 dhjetor një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, banorë të qytetit “Studenti”, u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike: protestave paqësore që sollën pluralizimin, rënien e komunizmit dhe lindjen e demokracisë.

Ata kërkuan ngritjen e sistemit të vlerave perëndimore dhe të shtetit të së drejtës; integrimin në Europë dhe garantimin e pluralizmit politik si bazë kryesore për një shoqëri të lirë e demokratike.

Akti i tyre i dha fund në mënyrë paqësore epokës të gjatë të vetëizolimit dhe të sundimit ideologjik, duke i hapur kështu rrugën e ekonomisë së tregut dhe shoqërisë së hapur.

Dita Kombëtare e Rinisë, u caktua si e tillë nga Kuvendi i Shqipërisë më 8 dhjetor të vitit 2009, për të kujtuar lëvizjen e studentëve në dhjetorit e vitin 1990, e cila ishte pikënisja e rrëzimit të regjimit komunist.

Të fundit