Flash News
Greqi/ Shqiptarja ndërron jetë pas lindjes
Goditi me shkelm një person pas sherri në rrugë, procedohet pronari i kompanisë farmaceutike “CFO Pharma”, Nadir Çausholli
Zjarr i madh në Fushë-Shijak, flakët i afrohen autostradës Tiranë-Durrës
Berisha nga SPAK: U zhdukën 130 mln euro nga djegësi i Tiranës, asnjë zyrtar i lartë nuk është prangosur
Berisha: Balluku bën ligjin te Skapi i partisë, ja mesazhi që i lashë Dumanit
Intervista/ Princi Leka rrëfen lindjen e Geraldinës, Tiranën dhe jetën me Elian në Rezidencën Mbretërore
Pas lindjes së fëmijës së parë të Princit të Kurorës Leka dhe Princeshës së Kurorës Elia, Royal Central e pyeti Princin e Kurorës për vajzën e tij, edukimin dhe Shqipërinë e tij të dashur.
Royal Central: Lartmadhëria juaj, faleminderit që pranuat të flisni me ne dhe urime për lindjen e fëmijës tuaj të parë. Si për ironi të fatit, foshnja juaj lindi në të njëjtën ditë, 22 tetor, ditën kur gjyshja juaj, Mbretëresha Geraldine, vdiq në 2002, a e keni zgjedhur emrin Geraldinë për princeshën e vogël para lindjes së saj, apo e keni zgjedhur këtë emër pasi kuptuat rastësinë e çuditshme?
Princi i Kurorës Leka: Faleminderit për urimet, është një kohë e gëzueshme për familjen tonë pasi festojmë lindjen e vajzës sonë, Princeshës Geraldinë. Emri Geraldinë ishte gjithmonë në krye të listës sonë; megjithatë, disa ditë para lindjes së vajzës sonë, ne filluam të lëkundeshim në vendimin. Pasi vumë re datat që përkonin, çdo hezitim nga ana jonë u shua. Reagimet nga familja dhe miqtë ka qenë jashtëzakonisht pozitive.
RC: Kur gjyshja vdiq, ju ishit 20-vjeç. A ishit afër saj? A mund të ndani me ne një histori, anekdotë apo kujtim që është emblematik për personalitetin e saj?
L: Gjyshja ime ishte një zonjë e shquar, një katolike e devotshme dhe me zemër të pastër. Unë kam qenë gjithmonë shumë afër mbretëreshës Geraldinë dhe ndihem i bekuar që ajo investoi shumë nga koha dhe energjia e saj gjatë rinisë time. Ajo më mësoi më tej përsosjet e protokollit mbretëror ndërsa më jepte një përshtypje të dorës së parë për Shqipërinë, historinë dhe kulturën nga përvojat e saj, dhe ato të gjyshit tim, Mbretit Zog.
RC: Lartmadhëri, për të ndihmuar lexuesit tanë që t'ju njohin më mirë, a mund të na çoni në të gjitha vendet ku keni jetuar dhe momentet specifike të jetës suaj kur kjo ka ndodhur? Unë e di që keni lindur dhe jeni rritur në Afrikën e Jugut (Johanesburg) por gjithashtu keni studiuar në Britaninë e Madhe dhe Itali.
L: Unë kam lindur në Afrikën e Jugut, megjithatë në kohën e lindjes time, qeveria e Afrikës së Jugut e deklaroi maternitetin përkohësisht territor shqiptar për 24 orë në mënyrë që të siguroheshin që unë të kisha lindur në "tokën shqiptare". Më në fund u ktheva në Shqipëri në 2002 me prindërit dhe gjyshen time, kur nëntë drejtues të grupeve parlamentare nënshkruan një deklaratë e cila u pasua nga një ftesë zyrtare e nënshkruar nga një grup dypartiak prej 74 parlamentarësh.
Në vitin 2004, kalova ca kohë duke u përgatitur në Akademinë Ushtarake Shqiptare Skënderbeu, para se të më dërgonte Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë si kadeti i parë oficer nga Shqipëria në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst, përveç babait tim që ndoqi Akademinë në vitet 1950.
Koha ime në Sandhurst ishte një përvojë e cila ka ndikuar thellësisht në mendimin dhe karakterin tim. Trajnimi ushtarak më dha përvojë praktike me elitën e Ushtrisë Britanike ndërsa përqendrimi akademik më ndihmoi në aftësitë drejtuese ndërsa forcoja kufijtë fizikë dhe mendorë. Koha ime në Itali ishte shumë më pak emocionuese, por më lejoi të shijoja lirinë time si student ndërsa bëja kurse të gjuhës italiane në departamentin e Universitetit të Huaj në Perugia. Shpejt u ktheva në Shqipëri, ku vazhdova studimet për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci dhe hyra në Ministrinë e Punëve të Jashtme si këshilltar kabineti i Ministrit.
RC: Sa vjeç ishit kur u transferuat në Shqipëri dhe sa e vështirë ishte të adaptoheshit me një jetë të re?
L: Isha 19 vjeç kur mbërrita për herë të parë në Shqipëri. Që nga dita e parë në Tiranë, m'u dha një orar shumë i rreptë, i cili fillonte në 5 të mëngjesit çdo ditë, rutina ime e përditshme përfshinte trajnime dhe literaturë të gjerë në gjuhën shqipe, pasi aftësitë e mia gjuhësore në fillim ishin larg perfektes. Unë kisha zyrën dhe stafin tim dhe babai më siguroi që unë të mbikëqyresha pasi kisha përgjegjësi, një kontrast i madh nga të qenit një i ri i qetë që jeton një jetë afrikane. Kjo më ndihmoi duke më dhënë mundësinë të praktikoj aftësitë që tani kam si kryefamiljar.
RC: A mund t’i përshkruani prindërit tuaj me disa fjalë?
L: Babai im ishte një njeri shumë i përkushtuar, një ushtar i devotshëm që kishte kaluar tërë jetën e tij në mes të Luftës së Ftohtë. Miqtë dhe mbështetësit shqiptarë që kam tani janë për shkak të trashëgimisë së tij dhe luftës së tij të palodhur për lirinë e Shqipërisë nga tirania komuniste. Nëna ime ishte e dashur dhe e kujdesshme, një dritë gëzimi, një artiste. Kam pasur shumë fat që jam rritur nga prindër të dashur. Të dy prindërit e mi treguan një guxim të madh gjatë jetës së tyre shumë të vështirë.
RC: Lartësia juaj Mbretërore, a ju edukoi babai juaj si një mbret me shpresën se duhet të jeni të përgatitur të bëheni Mbret një ditë apo jeni rritur si një fëmijë normal?
L: Unë jam rritur në dy botë të ndryshme, si një adoleshent normal duke shkuar në shkollë dhe duke u përgatitur për provime, dhe si një Princ i Kurorës, ku babai im më mësoi të isha një shërbëtor i popullit tim dhe të ruaj etosin më të lartë të integritetit dhe nderit, sa i përket traditave shqiptare.
RC: Duke jetuar në Rumaninë komuniste, unë e di që propaganda kundër shtëpive zyrtare mbretërore ishte jashtëzakonisht toksike dhe shumë efektive. Për shembull, komunistët rumunë pretenduan se mbreti Michael u largua nga vendi me vagonë të mbushur me ar, pretendime që ishin gënjeshtra të egra, megjithatë edhe sot, shumë njerëz ende i besojnë ato. A ka hipoteza të caktuara për familjen tuaj të përqafuara nga publiku shqiptar që janë të pavërteta dhe rezultat i propagandës?
L: Në të vërtetë, 50 vjet komunizëm ka patur padyshim një ndikim në mënyrën se si njerëzit e perceptojnë monarkinë. Qeveria shqiptare ka pranuar që librat shkollorë duhet të rishikohen… kjo është ende një çështje për të cilën debatohet vazhdimisht dhe ka nevojë për përmirësim. Diktatura komuniste investoi shumë në propagandën e tyre dhe kushdo që ishte një simpatizant apo mbështetës i rojalistëve u përndoq. Kampet e përqendrimit dhe të punës zënë vend në peizazhin shqiptar. Ne kishim mbi 53,000 viktima. Nëse do të kishit një fotografi të vetme të mbretit Zog, kjo do të nënkuptonte 15 vjet internim për ju dhe familjen tuaj. Unë jam një mbështetës i zjarrtë i grupeve të ndryshme si ëëë.kujto.al të cilët po bëjnë një punë të mrekullueshme duke hedhur dritë dhe transparencë në lidhje me realitetet e tmerrshme të krimeve të komunizmit, ndërsa bëjnë homazhe për viktimat dhe familjet e tyre.
Në lidhje me Familjen Mbretërore, unë jam duke bërë më të mirën time duke u përpjekur të ndryshoj narrativën komuniste duke siguruar informacion të dokumentuar arkivor që lejon njerëzit të kenë qasje për të vërtetën. Dosjet sekrete komuniste tani janë të arritshme, kështu që ne po bashkohemi me ekspertë ndërkombëtarë dhe vendorë për të studiuar informacionin në dispozicion. Tani janë botuar disa libra që përshkruajnë historinë e familjes dhe rifusin monarkinë në brezin e ri. Monarkia, për kaq shumë vite, mbeti një frymëzim shprese!
RC: Duke folur për Rumaninë, vura re që ti ndan të njëjtën ditëlindje me Kryetaren e Familjes Mbretërore Rumune, Madhërtinë e saj Margareta, Ruajtësen e Kurorës: 26 Mars. Cila është marrdhënia juaj me Familjen Mbretërore Rumune dhe me familjet e tjera mbretërore europiane dhe familjet mbretërore në të gjithë botën?
L: Po. Unë ndaj të njëjtën datëlindje me Madhërtinë e saj Mbretëreshën Margareta. Familja Mbretërore Rumune po bën një punë fantastike në Rumani pasi po ripërcakton rolin e një monarkie moderne në një Republikë. Në këtë kuptim, kemi shumë ngjashmëri midis Shqipërisë dhe Rumanisë. Unë jam jashtëzakonisht mirënjohës që ndjek dhe mësoj nga të dy, Mbretëresha Margareta dhe Princi Radu, nga përvojat e tyre praktike dhe gjithmonë e çmoj kohën tonë së bashku.
RC: Gjithashtu, duke folur për Madhërinë e saj Margareta, unë e kuptoj që të dy jeni në të njëjtën pozitë, ashtu si Princi i Kurorës Aleksandri i Serbisë: ju jeni monarkë titullarë, megjithëse jetoni në republika në një lloj universi alternativ në të cilin republika toleron shtëpinë mbretërore si një institucion që është i dobishëm për vendin dhe që ka respektin e shoqërisë në përgjithësi. Cilat janë ngjashmëritë dhe ndryshimet midis pozicionit tuaj dhe pozicioneve të dy mbretërve të tjerë që përmenda?
L: Në vitin 2003, parlamenti shqiptar miratoi një ligj i cili i dha një status të veçantë Familjes Mbretërore dhe që nga ajo kohë, ka qenë detyra jonë të sigurohemi se po i shërbejmë kombit. Në një republikë, është thelbësore që ne të jemi të pranishëm dhe të shtojmë stabilitetin, duke qenë një simbol i besuar i unitetit, në përplasjen e diversitetit aktual politik të polarizuar, i pranishëm aktualisht në politikën shqiptare. Ne jemi gjithashtu aktivë përmes Fondacionit Mbretëresha Geraldinë, e cila na lejon të kemi iniciativa praktike.
Unë kam shoqëruar gjithashtu Presidentin shqiptar në vizitat e Shtetit; vitin e kaluar, për shembull, ne vizituam Principatën e Monakos me presidentin Ilir Meta. Unë gjithashtu qëndroj aktiv në bërthamën e huaj diplomatike të përfaqësuar në Tiranë. Ne kemi kultivuar besimin dhe vazhdojmë të ndërtojmë ura ndërsa përpiqemi të përcaktojmë rolin tonë si pjesë e shoqërisë shqiptare. Por, në një këndvështrim kritik, unë besoj se ka ende mundësi për të bërë më shumë. Unë do të doja të ndihmoja në promovimin e Shqipërisë jashtë vendit dhe ndryshimin e keqkuptimeve për imazhin e Shqipërisë, të cilat nuk pasqyrojnë realitetin e vendit sot.
RC: Unë e di që ekziston një Pallat Mbretëror në Tiranë, në të cilin lindi babai juaj dhe i cili u shtetëzua nga komunistët. Ku jetoni ju dhe familja juaj? A ju lejohet të përdorni Pallatin për ngjarje të veçanta?
L: Pallati Mbretëror, i njohur si Pallati i Brigadave, aktualisht është një ndërtesë e protokollit shtetëror që për momentin nuk është në pronësi të familjes. Familjes i lejohet të organizojë ngjarje të ndryshme në Pallat. Veçanërisht, më 17 nëntor 2012, shteti shqiptar mbajti një ceremoni zyrtare për rivarrimin e Madhërisë së Tij Mbretit Zog në Pallatin Mbretëror. Kjo u bë si pjesë e përkujtimit të njëqindvjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Në vitin 2016, ceremonia ime e dasmës dhe darka zyrtare u mbajtën të dyja brenda sallave shtetërore të Pallatit. Unë i qëndroj jashtëzakonisht mirënjohës shtetit shqiptar për këto dy raste shumë të mbara.
Ne aktualisht banojmë në qendër të Tiranës në Royal Residence, e cila iu kthye familjes nga Komisioni Shtetëror i Tokave në 2005. Arkitektura është stili i racionalizmit të fundit të viteve 1920, kompleksi është i fshehur pas Galerisë Kombëtare Shqiptare dhe pranë Katedrales Katolike Shqiptare në një oaz të gjelbër të harlisur të rrallë në Tiranën metropolitane.
RC: Ne jetojmë në një botë të ndarë thellësisht. Tensionet racore dhe fetare janë shumë të larta, veçanërisht midis botës perëndimore dhe asaj arabe. Në këtë aspekt, Shqipëria është në një situatë të veçantë në Europë sepse një pjesë e madhe e popullsisë së saj është myslimane, ose më saktë, shumë njerëz jetojnë në familje që janë myslimanë dhe katolikë.
Emri juaj i plotë është Leka Anwar Zog Reza Baudouin Msiziwe Zogu. Ju u emëruat për nder të Presidentit Egjiptian Anwar El Sadat; gjyshi juaj, mbreti Zog I; Shah Mohammed Reza i Iranit; dhe Baudouin, Mbreti i Belgjianëve. Msiziwe është një titull nderi në Zulu. Emri juaj i vetëm dhe në vetvete është një përzierje e disa feve dhe traditave: islamike, katolike dhe zulu. Identiteti juaj është aq global sa nuk mund të imagjinohet, duke përfshirë pothuajse të gjitha kontinentet: nëna juaj ishte Australiane, ju, qartë, keni një prejardhje Islame; ju jeni rritur në një vend afrikan dhe tani jeni Princi i Kurorës në një vend europian.
Në dasmën tuaj me Elia Zaharinë, pesë besime u përfaqësuan nga udhëheqësit e tyre përkatës: Islami sunit, Bektashi dhe traditat e krishtera të Ortodoksëve, Katolikëve dhe Protestantëve. Cilën fe kanë praktikuar prindërit tuaj, cila është feja juaj dhe në cilën fe keni ndërmend të rritni vajzën tuaj? Si e informon qëndrimin tuaj përvoja juaj e jetës në lidhje me konfliktet racore dhe fetare? Sot në ShBA, ku unë jetoj, njerëzit janë të ndarë në "të bardhë", "kaf" dhe "të zinj". Shumë njerëz me pamje të bardhë që kanë prejardhje afrikane ose aziatike identifikohen si "njerëz me ngjyrë". Dukeni i bardhë, por si e identifikoni veten?
L: Shqipëria është në krye të të qenit promovuese e harmonisë fetare. Nuk është rastësisht që Shenjtëria e Tij Papa Françesku, udhëtimin e parë jashtë vendit, e bëri në Shqipëri pikërisht për këtë arsye. Kjo shumëllojshmëri tregohet edhe brenda familjes time, nëna e gjyshit tim, Nëna Mbretëreshë Sadije Toptani, ishte një bektashie myslimane, gjyshja ime një katolike, nëna ime anglikane, babai im një mysliman sunit dhe gruaja ime është një e krishterë ortodokse shqiptare. Si Princ i Kurorës, më lejohet të kem besimet dhe fenë time private, por gjithashtu duhet të jem mbrojtësi i të gjitha feve zyrtare shtetit. Vajza jonë do të edukohet me njohuri solide dhe të bazuar për të gjitha fetë. Ksenofobia në Europën Jug-Lindore mbetet një problem; shumë shpesh shqiptarët që jetojnë në vendet fqinje vuajnë racizmin institucional. Kështu që unë konstatoj se shqiptarët janë shumë më tolerantë ndaj diversitetit etnik sesa shumica e vendeve për shkak të vështirësive me të cilat janë përballur. Unë vetë kam jetuar në Afrikën e Jugut gjatë periudhës së tranzicionit nga Aparteidi te liritë e demokracisë; Unë i kujtoj shumë mirë vështirësitë me të cilat përballen afrikanët e jugut dhe forcën e treguar nga Nelson Mandela për të bashkuar një vend të ndarë. Një model i vërtetë! Unë e identifikoj veten time si një shqiptar krenar në ndjenjat e poetit shqiptar, "Vaso Pasha"!
Përktheu: Donalta Lami/ Politiko.al
Të fundit
Mërkuri në prapavijë vazhdon, kush fiton dhe kush humbet këtë javë
6 Korrik 2026, 21:49
Shqipëria mbushet me azilkërkues nga Egjipti dhe Afganistani
6 Korrik 2026, 21:19
Pankartat pikante në protestë: Rruga për në BE kalon nga llogaridhënia!
6 Korrik 2026, 20:40
10 këshilla për të rritur energjinë tuaj ditën pas një gjumi të keq
6 Korrik 2026, 20:09
Etna shpërthen sërish, hiri mbulon Siçilinë dhe pezullohen fluturimet në Katania
6 Korrik 2026, 19:41
Greqi/ Shqiptarja ndërron jetë pas lindjes
6 Korrik 2026, 19:16
Temperaturat në rritje, apel nga mjekët: Këto kategori janë më të rrezikuara
6 Korrik 2026, 18:57
Sekuestrohen 1 milion euro asete, çifti nga Kosova nën hetim për pastrim parash
6 Korrik 2026, 18:33
Zjarr i madh në Fushë-Shijak, flakët i afrohen autostradës Tiranë-Durrës
6 Korrik 2026, 17:27
Nuk flini dot nga vapa? Një pozicion gjumi mund ta bëjë natën shumë më të lehtë
6 Korrik 2026, 17:10
Më pak interes për pasaportën shqiptare, bie me 46% shtetësia shqiptare për të huajt
6 Korrik 2026, 16:44
Fermerët në protestë, derdhin qumësht para Ministrisë së Bujqësisë në Prishtinë
6 Korrik 2026, 16:21
Temperaturat ekstreme, IGJEUM: Alarm i kuq për zjarre në 3 qarqe!
6 Korrik 2026, 15:39
SPAK vë nën hetim Lorena Goxhobellin dhe drejtuesit e ASHK në rrethe
6 Korrik 2026, 15:25
Kur një nishan bëhet shkak për shqetësim - shenja që nuk duhen injoruar
6 Korrik 2026, 15:07
Ekzekutohet shqiptari në Suedi
6 Korrik 2026, 15:01
Alimehmeti: Zgjedhjet e parakohshme janë zgjidhja
6 Korrik 2026, 14:49
BE-ja dënon aktivitetet destabilizuese të Rusisë në Ballkanin Perëndimor
6 Korrik 2026, 14:31
Shpërthen makina në Shkodër, dyshohet se ishte vendosur eksploziv
6 Korrik 2026, 14:14
Moda e verës sipas horoskopit: Veshjet ideale për çdo shenjë
6 Korrik 2026, 13:29
Banorët e Nikaj-Mërturit në protestë: Po dëmtohet lumi i Mërturit pa konsultim
6 Korrik 2026, 13:07
Neymar i jep fund epokës me Brazilin, 80 gola dhe një trashëgimi historike
6 Korrik 2026, 12:50
Trump bisedon me Zelenskyn dhe Putinin, mes ngërçit për Ukrainën
6 Korrik 2026, 11:37
"De Telegraaf": Pse SHBA-të mund të refuzojnë samitin e NATO-s në Shqipëri?
6 Korrik 2026, 11:20
Nga e enjtja rikthehet i nxehti afrikan, temperaturat deri në 40°C në fundjavë
6 Korrik 2026, 11:01
Berisha: Balluku bën ligjin te Skapi i partisë, ja mesazhi që i lashë Dumanit
6 Korrik 2026, 10:32
Portugali–Spanjë, luhet sot superdueli iberik për një biletë në çerekfinale
6 Korrik 2026, 09:48
The Albanian Files: Anatomia e ‘rilindjes arkitekturore’ të Edi Ramës
6 Korrik 2026, 09:39
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
6 Korrik 2026, 09:21
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
6 Korrik 2026, 08:47
Java nis me diell, ja sa pritet të shkojnë temperaturat ditën e sotme
6 Korrik 2026, 08:14
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
6 Korrik 2026, 07:59
Muzeu arkeologjik i Durrësit i rihap dyert me kufizime
5 Korrik 2026, 21:58
Aktivisti: Në 35 ditë kemi thyer më pak xhama se kryeministri në zyrën e tij
5 Korrik 2026, 19:54
Qytetarët rikthehen në shesh, nis protesta e radhës kundër qeverisë
5 Korrik 2026, 19:35
Qesharak edhe në shije !
5 Korrik 2026, 19:09
Irani dhe Katari rifillojnë tregtinë detare pas pesë muajsh ndërprerje
5 Korrik 2026, 18:44
IGJEUM paralajmëron rrezik të shtuar për zjarre në pyje, ja zonat më problematike
5 Korrik 2026, 18:24
U lirua nga gjykata, protestuesi hedh vezën drejt komisariatit: Kjo ishte arma ime
5 Korrik 2026, 18:02
Porto Palermo nuk është Chatgpt, është KLSH
5 Korrik 2026, 17:44
Profesori amerikan: Demokracia në Kosovë po vuan, liderët duhet të gjejnë konsensus
5 Korrik 2026, 16:19
Kane skeptik për Topin e Artë: Messi dhe Mbappé mbeten favoritët
5 Korrik 2026, 15:30
Teatër i radhës i kllounit hajdut
5 Korrik 2026, 15:28
“Der Spiegel”: Protesta që po trondit qeverinë Rama
5 Korrik 2026, 14:56
Vija bregdetare në Vlorë pa vrojtues, pushuesit: Mungon siguria
5 Korrik 2026, 14:41
Rrezikoi të mbytej në Plazhin e Vjetër, 19-vjeçari dyshohet se pësoi atak kardiak
5 Korrik 2026, 14:32
Zjarr pranë plazhit të Tales në Lezhë, era favorizon përhapjen e flakëve
5 Korrik 2026, 14:22
Seanca në Gjykatën e Tiranës, Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 3 protestues
5 Korrik 2026, 14:04
Divjakë/ “Toyota” dhe “Audi” përplasen “kokë më kokë”, disa të plagosur
5 Korrik 2026, 13:52
Jürgen Klopp rikthehet në stol, merr drejtimin e Kombëtares së Gjermanisë
5 Korrik 2026, 13:44
Sherri në Korçë përfundon me goditje me sëpatë, një i plagosur në spital
5 Korrik 2026, 13:29
Ministri i Serbisë në Teheran për ceremoninë e lamtumirës së Khameneit
5 Korrik 2026, 13:10
'Treni ka ikur', a ka ende rrugë për Kosovën drejt BE-së?
5 Korrik 2026, 13:00
Fërkimi i syve mund të çojë në probleme të përhershme të shikimit
5 Korrik 2026, 12:38
Protestuesi shfaq probleme shëndetësore në gjykatë, ndërhyjnë mjekët
5 Korrik 2026, 12:29
Çfarë ka mbetur vërtet nga 'Ëndrra Amerikane'
5 Korrik 2026, 12:17
Kurbin/ Digjen qëllimisht 5 kamionë në një gurore
5 Korrik 2026, 11:53
Mbappe shkruan histori me Francën, vetëm një gol larg rekordit të Messit
5 Korrik 2026, 11:46
Dekadat që i duhen rajonit të afrohet me standardet e BE-së
5 Korrik 2026, 11:32
Thirrje të forta para Gjykatës së Tiranës: Rama në burg, çunat jashtë!
5 Korrik 2026, 11:29
Vrau policin Enea Mekolli, Braçellari del nga spitali i Traumës
5 Korrik 2026, 11:14
Maroku "fluturon" në çerekfinale, eliminon Kanadanë me tre gola
5 Korrik 2026, 11:00
Qytetarët nuk lëvizin nga gjykata, jehojnë thirrjet: Rama në burg, çunat jashtë
5 Korrik 2026, 10:45
Planifikoni pushimet pa stres, këto janë hapat që nuk duhen neglizhuar
5 Korrik 2026, 10:35
Bilanci tragjik në Venezuelë/ Gati 3 mijë viktima dhe mbi 16 mijë të plagosur
5 Korrik 2026, 10:24
Ditët me temperatura të larta, ja si ta zvogëloni rrezikun e goditjes nga nxehtësia
5 Korrik 2026, 10:01
Dera gjysmë e hapur e BE-së për Ballkanin, cili shtet do të hyjë i pari?!
5 Korrik 2026, 09:51
Makina përplaset me taksinë në Memaliaj, katër persona të plagosur
5 Korrik 2026, 09:40
Makina del nga rruga në Korçë, përfundon e përmbysur pas përplasjes me një pemë
5 Korrik 2026, 09:30