Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Mirëmëngjes!
Politiko.al ju sjell një blic lajmesh nga vendi në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]
■ Ish-kryeparlamentarja demokrate, Jozefina Topalli, ka deklaruar së fundmi se do të nisë një angazhim të ri politik, teksa shprehet se do t’i bashkohet “Lëvizjes për ndryshim”. Topalli ka theksuar se formati në të cilën ajo do të bëhet pjesë më 28 tetor nuk është parti dhe nuk ka lidhje me partinë.
E lidhur: Astrit Patozi, ka reaguar pas deklaratës së Topallit. Teksa mbështet nismën e saj duke i thënë se “mund të bësh çfarë të duash Jozefina sepse je në të drejtën tënde si një ndër personalitetet e forta të PD-së dhe të djathtës ndër vite”, Patozi ka edhe një këshillë për ish-kryeparlamentaren.
■ "Sulmet ndaj opozitës, nuk fshehin dot paaftësinë e Ministres", PD akuza Manastirliut: Në Sanatorium, të prekurit me COVID shtrohen bashkë me të painfektuarit; Tre të vërtetat që Ogerta s'i tha dot në shfaqen e sforcuar nga Infektivi
■ "Ekzistojnë të gjitha arsyet për respekt të ndërsjelltë Athinë-Tiranë", Dendias tregon prioritetet e qeverisjes së Mitsotakis
De: Po punojmë për të siguruar të drejtat e pakicës kombëtare greke dhe pronës së tyre në Shqipëri
E lidhur: "Me Shqipërinë do të shkojmë në Hagë", Mitsotakis reagon sërish për kufirin detar: E drejta për t’u zgjeruar me 12 milje në Jon nuk diskutohet apo kushtëzohet
■ Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka postuar në facebook, një video ku shfaqet kryeministri Rama para ardhjes në pushtet ku premtonte se do të bëjë zero taksën e ushqimit. Vasili thotë se kryeministri gënjeu dhe kush e beson fjalën e tij e ka problemin me veten dhe me asnjë tjetër.
■ Lutfi Çekiri është 53-vjeçari nga Ndroqi që humbi jetën nga Covid-19 pasi mjekët e spitalit QSUT dhe atij Ushtarak refuzuan ta ndihmonin. Pas vdekjes së viktimës, Ministria e Shëndetësisë ka ngritur një grup punë për të hetuar rrethanat e ngjarjes dhe vërtetësinë e deklaratës së të ndjerit.
Të lidhura: Ish-deputetja e PD-së, Oriola Pampuri, ka reaguar së fudnmi për rastin e vdekjes se një 53-vjeçari nga Ndroqi, i cili ishte drejtuar për mjekim por ishte refuzuar nga të gjitha spitalet. Nëpërmjet një deklarate për mediat, Pampuri shprehet se vdekja e këtij qytetari të pafajshëm në dyert e spitalit është prova më e madhe se shëndetësia është në kolaps të plotë.
-Pas deklaratës së PD-së ka ardhur edhe reagimi i ministres së Shëndetësisë, e cila është shprehur se për shëndetësinë flasin faktet dhe punët. Teksa është takuar me shefen e Infektivit Najada Çomo e cila ka informuar për gjendjen në spital dhe kapacitetet aktuale, Manastirliu thekson se se nuk ka kolaps të sistemit shëndetësor dhe iu ka këshilluar mjekëve të mos i marrin për bazë deklaratat politike.
- Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka propozuar së fundmi një plan me 4 pika, në ndihmë të shëndetësisë, që sipas tij ndodhet në kolaps dhe braktisje nga qeveria. Nëpërmjet një videoje të postuar në Twitter, Basha ka theksuar se prej muajit mars, kanë humbur jetën nga COVID, 473 qytetarë.
■ Teksa ndodhen në ditën e 11-të të grevës së urisë, gratë naftëtare shprehen se pavarësisht gjendjes së tyre të përkeqësuar shëndetësore, nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga greva. Nga mjediset e qendrës shëndetësore të uzinës së Ballshit, gratë greviste vijojnë me thirrjen ndaj kryeministrit, për ndrëmjetësim në zgjidhjen e çështjes së pagave të pamarra.
■ Pas kthimit në Kuvend të Kodit Zgjedhor nga Presidenti Meta, deputetja Rudina Hajdari u ka bërë ftesë palëve politike për një mbledhje të Këshillit Politik, më 27 tetor. Nëpërmjet një letre zyrtare, Hajdari bën thirrje që Këshilli Politik të riulet në tryezë për të diskutuar se si mund të arrihet një produkt i cili të gëzojë mbështetjen e të gjithë qytetarëve shqiptarë.