Flash News

KRYESORE

Kukësi merr hak ndaj Partizanit, sfidën e vendos Shkurtaj

Kukësi merr hak ndaj Partizanit, sfidën e vendos Shkurtaj

Kukësi fitoi minimalisht ndaj Partizanit në takimin hapës të sezonit 2019-2020. Sfida u vendos nga goli i Vasil Shkurtajt në të 39 me penallti, por për verilindorët kënaqësia ishte e madhe, pasi ata morën shpagimin pas humbjes 4-2 në finalen   së Shqipërisë. Kështu, skuadra e drejtuar nga Shpëtim Duro mori në “Elbasan Arena” hakmarrjen e saj ndaj kampionëve në fuqi.

Momenti që vendosi takimin ishte kur Ethemi u rrëzuat brenda zonës pas ndërhyrjes së gabuar të Boldor-it dhe gjyqtari Jorgji nuk pati dyshim dhe akordoi 11-metërshin.

Në përballljen e sotme, nënkampionët e Shqipërisë u shfaqën më superiorë në mesin e fushës, ndërkohë që nuk munguan rastet e shënimit për Partizanin. Në minutën e 69, Mala goditi shtyllën e djathtë.

Nuk mungoi as tensioni në sfidën e “Elbasan Arenës”, ku Lulaj dhe Solomon u ndëshkuan me karton të kuq pas një zënke mes tyre.

Të fundit