Flash News

KRYESORE

Kurti beson te bashkimi Kosovë – Shqipëri: Kjo gjë do të vijë me kohën

Kurti beson te bashkimi Kosovë – Shqipëri: Kjo gjë do

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti mendon se bashkimi i Kosovës me Shqipërinë do të vijë me kohën.

“Ne kemi thënë se sapo të vijmë në qeveri do të luftojmë korrupsionin, do të jemi në kuadër të institucioneve sa më të mira të Republikës së Kosovës. Ne vazhdojmë të kritikojmë nenin 1.3 të Republikës së Kosovës, ku nuk i lejohet të bashkohet me Shqipërinë. Ne nuk duhet që të vazhdojmë luftën e Tretë Botërore për t’u bashkuar me Shqipërinë. Kjo gjë do të vijë me kohën. Bashkimi kombëtar dhe BE nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën. Unë besoj se Shqipëria dhe Kosova të bashkuara i bëjnë mirë edhe BE. Shqiptarët kanë qenë të ndarë historikisht, me Perandorinë Osmane, me ish-Jugosllavinë, e ka ardhur koha të bashkohen në konstruksionin e Bashkimit Evropian.”, tha Kurti në emisionin “real Story” në News 24.

Lideri i VV-së shtoi se shqiptarët duhet që të jenë bashkë kundër Serbisë. “Unë besoj se me Serbinë duhen diskutuar nga borxhi i Kosovës e deri te njohja e Kosovës duke ndryshuar Kushtetutën e Serbisë, për të njohur Kosovën. Kushtetuta e Serbisë thotë në Kushtetutë se Kosova është pjesë e Serbisë dhe është absurde.”

Të fundit