Flash News

KRYESORE

“Kush vdes nga COVID-19, bashkia i mbulon shpenzimet funerale”, Veliaj: Këta njerëz ranë në betejë

“Kush vdes nga COVID-19, bashkia i mbulon shpenzimet funerale”,

Në një deklartë të shpërndarë nga zyra për mediat e bashkisë së Tiranës, thuhet se kryebashkiaku Veliaj ka vendosur të mbulojë shpenzimet funerale pë rata që humbin jetën për shkak të COVID-19.  “Kam bërë një propozim për mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak: të gjitha shpenzimet funerale, sidomos të familjeve që kanë humbur dikë prej virusit, t’i mbulojë bashkia. Kjo është një luftë dhe këta njerëz, për shkak të një viroze, ranë në betejë, ndaj funeralet do t’i mbulojmë ne si shpenzime sepse nuk dua që këto familje, mes 100 halleve, të jenë duke vrarë mendjen edhe për këtë”, tha Veliaj.

Ndërkohë, po sipas komunikatës së bashkisë së Tiranës, thuhet se Veliaj ka premtur ase nuk do të ketë ndalesa për procesin e rindërtimit për të gjithë familjet që u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar. “Do ecim pak më shpejt me shtëpitë tani që mbaruam dosjet, pasi pjesa e dokumentacionit është pjesa më e rëndësishme. Shtëpitë e reja që janë bërë, janë më të mira se ato që u prishën  nga tërmeti. Ne do të vazhdojmë me dosjet e shtëpive, pavarësisht virusit”, tha Veliaj, teksa u kërkoi qytetarëve që të qëndrojnë në banesat e tyre dhe të respektojnë masat e vendosura nga institucionet.

Duke komentuar situatën në tregun e Kombinatit, Veliaj deklaroi se masat e marra kanë dhënë rezultat. “Sot ishte si dita me natën. Nuk do lejonim që një lagje dhe një treg të prishë harmoninë e të gjithë Tiranës. Se në qoftë se rregulli po mbahet në gjithë Tiranën, duhet mbajtur edhe në Kombinat, pasi kjo lagje nuk është gjenetikisht ndryshe nga pjesa tjetër. Po ta disiplinojmë këtë javë do jetë mirë. Aty bëhet një dezinfektim, secili me` maskë, bën blerjet, sepse nuk është një treg i mirëfilltë”, nënvizoi kryebashkiaku.

 

Të fundit