Flash News

KRYESORE

"Kushtetuta, kushtetuta...më pengon kushtetuta". Flet Rama, varrmihësi i Gjykatës Kushtetuese

"Kushtetuta, kushtetuta...më pengon kushtetuta". Flet Rama,

Edi Rama është sjellë, për një pjesë të mirë të konferencës për shtyp rreth 'tubit-streaptease'  të idesë se, është gati të dialogojë, por jo për datën e zgjedhjeve, 30 qershorin. "Nuk e shkelim Kushtetutën", ka ngulmuar kryeministri disa herë.

Ai ka përmendur rastin e fundit të një marrëveshjeje mes palëve, 17 majin 2017, kur zgjedhjet u shtynë me një javë. Por, këtë radhë nuk e bën dot as këtë tha ai duke 'fajësuar' presidentin "pasi ai mes datave 23 dhe 30 zgjodhi këtë të fundit".

Kryeministri harron një 'elefant në dhomë' që është mungesa funksionale e Gjykatës Kushtetuese prej 2 vitesh, gjë që i ka lejuar atij të ndërmarrë nisma qeverisëse të pakontrollueshme, sa kohë që institucioni i lartë i hetimit të kushtetueshmërisë mungon.

Të fundit