
Flash News
Korçë/ 40-vjeçari hidhet nga ballkoni i katit të pestë, në gjendje kritike
Kroacia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak
Ndërtimet pa leje në Theth, Manja kërkon procedim disiplinor për prokuroren Elsa Gjeli
Detaje nga vrasja e Renis Dobrës, autorët erdhën me 2 makina Range Rover nga Rrësheni
Gjykata e Lartë e la në burg, Meta i drejtohet 'Kushtetueses'
Lapsus apo mashtrim me ‘Paktin për Universitetin’? Rama në konferencë foli për tarifën e regjistrimit dhe jo për tarifën e studimit
Dje, kryeministri Edi Rama doli në një konferencë për mediat dhe njoftoi ‘Paktin për Universitetin’. Një dokument i miratuar në mbledhjen e qeverisë dhe që, sipas tij, pretendon se i jep zgjidhje kërkesave të studentëve.
“Sidoqoftë, në mbledhje, jo vetëm kemi diskutuar, por kemi marrë edhe disa vendime të rëndësishme që adresojnë kërkesat e studentëve dhe shkojnë përtej tyre”, u shpreh Rama.
Në mbledhjen e qeverisë u miratuan katër VKM që, siç u shpreh kryeministri, shpjegohen konkretisht në këto terma:
“Studentët nga familje në ndihme ekonomike, si edhe të verbrit dhe studentët paraplegjikë e tetraplegjikë përfitojnë financimin 100% të tarifës së regjistrimit.
Po ashtu studentët nga familje me ndihmë ekonomike, të verbër, paraplegjikë e tetraplegjikë përfitojnë bursë 10.000 lekë të reja në muaj.
Dua të theksoj se një bazë për të subvencionuar 100% tarifën ka qenë, por për shkak të shumë devijimeve që janë konstatuar në këshillat bashkiakë është vendosur që kjo gjë të bëhet drejtpërdrejtë nga qeveria për çdo student që ka këto kritere.
Studentët me notë mesatare mbi 9-të në çdo program studimi përfitojnë financimin 100% të tarifës së regjistrimit, nga tarifë e plotë që paguanin përpara këtij vendimi.
E po ashtu, në çdo program studimi përfitojnë bursë 10.000 lekë në muaj. Ndërkohë që deri sot, kjo masë ishte në nivelin 8100 lekë dhe vetëm për studentët me mesatare 10.00. Kjo e zgjeron ndjeshëm gamën, por edhe mbështetjen e qeverisë, drejtpërdrejtë, për studentët më të mirë.
Do t’i japim një mundësi të barabartë të gjithë studentëve të tjerë, duke përfituar 50% të tarifës së regjistrimit, drejtpërdrejtë nga buxheti, për pranimin në universitet, të cilët deri përpara këtij vendimi paguanin tarifën e plotë të regjistrimit. Që do të thotë, të gjithë studentët aktualë për pjesën e mbetur të këtij viti akademik, edhe ata me 4-tër dhe me 5-së, nuk do të paguajnë, por do të paguajë buxheti i shtetit për ta.
Ndërkohë që me vitin e ardhshëm akademik, të gjithë ata që nuk do të jenë me mesatare 6-të e sipër do të humbasin këtë mbështetje nga buxheti i shtetit.”
Gjatë gjithë konferencës, kryeministri Rama foli vetëm për tarifën e regjistrimit dhe jo për tarifën e shkollimit apo të studimit.
Në varësi të universiteve paguhen disa tarifa, siç janë: tarifa e aplikimit; tarifa e konkurrimit; tarifa e regjistrimit; tarifa e shkollimit.
Ekziston edhe tarifa e studimit, që në fakt përfshin tarifën e regjistrimit dhe tarifën e shkollimit.
Midis këtyre dy tarifave, regjistrimit dhe shkollimit, ekziston një diferencë e madhe në aspektin financiar.
Tarifa e regjistrimit është vlera monetare që paguan studenti për t’u regjistruar në një program studimi. Kjo tarifë luhatet nga 16 mijë lekë të vjetra në 30 mijë lekë të vjetra.
Ndërkohë, tarifa e shkollimit është vlera monetare që paguan studenti për ndjekjen e një programi studimi pranë një institucioni të arsimit të lartë. Kjo tarifë luhatet nga 250 mijë lekë të vjetra në 400 mijë lekë të vjetra në vit.
Studentët kërkojnë uljen e tarifës së studimit (regjistrim+shkollim), ndërsa kryeministri Rama foli në konferencë vetëm për tarifën e regjistrimit.
Për këtë vendim ka reaguar edhe Lëvizja për Universitetin: “Rama po tallet me studentët e bachelor-it duke premtuar ulje të tarifës së shkollimit, kur në fakt shpall thjesht uljen e tarifës së regjistrimit? Apo, më keq akoma për një kryeministër, nuk ia ka haberin ligjit që vetë po e mbron nga mëngjesi në darkë?”
Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar gjithashtu edhe një “lojë fjalësh dhe vkm-je” në rrjetet sociale.
Në ‘Instagram’, Rama publikon një foto ku njoftohet se tre kategori do përfitojnë financim 100% të tarifës, por nuk përcaktohet nëse kjo është tarifa e studimit (regjistrim+shkollim), tarifa e shkollimit apo tarifa e regjistrimit.
Ndërkohë për pjesën tjetër (jo pjesë e tre kategorieve) do ketë përgjysmim vetëm për tarifën e regjistrimit, pra nga 16 mijë lekë të vjetra studentët do të paguajnë 8 mijë lekë të vjetra.
Në ‘Facebook’, Rama njofton për ndryshimin e VKM-së Nr. 269, për përcaktimin e kategorive që përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit, si dhe ndryshimin e VKM-së Nr. 903 për përcaktimin e kritereve për përfitimin e bursave studentore. Por në fund, kryeministri i rikthehet sërish tarifës së regjistrimit.
“Mirëmëngjes dhe me dy nga vendimet e djeshme të Këshillit të Ministrave që adresojnë dhe tejkalojnë kërkesën e studentëve për përgjysmimin e tarifave të regjistrimit në universitet, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Vetë studentët e kanë përcaktuar shumë qartë në pikën e parë të kërkesave se për cilën tarifë kërkojnë përgjysmim: “Rritja e buxhetit me 5% e GDP me qëllim mundësimin e përgjysmimit të tarifës së studimit për çdo nivel studimi, përmirësimin e mësimdhënies dhe infrastrukturës, Universitet/konvikt.” / K.S. - Politiko.al
Të fundit


Malltezi: SPAK e pranon, jemi në një proces që filloi me kallëzimin e rremë të Ballës
10 Korrik 2025, 22:34

Si të çliroheni nga bllokimet emocionale me anë të ushtrimeve
10 Korrik 2025, 21:57

Lala: Veliaj donte të rikthehej si kryebashkiak
10 Korrik 2025, 21:40
"Hajt t'i biem' se është i djathtë", Boçi: Në Theth synohen investitorët strategjikë
10 Korrik 2025, 21:33
VIDEO/ Sherr në parlamentin e Bolivisë, deputetët përplasen fizikisht
10 Korrik 2025, 21:20
Salianji: Çështja ime u nxor jashtë radhe, po goditen ata që shqetësojnë Ramën
10 Korrik 2025, 21:09
Salianji akuzon sistemin gjyqësor me emra: Më dënuan me dëshmi të rreme
10 Korrik 2025, 21:07
Shqipëria përjetoi një nga valët më të gjata të nxehtësisë së dekadës së fundit
10 Korrik 2025, 21:01

Qeveria miraton procedura të reja për deklarimin e vendbanimit në e-Albania
10 Korrik 2025, 20:39
“Mbretëresha e lumenjve të Evropës”, 7 bashki derdhin ujërat e zeza në lumin Vjosë
10 Korrik 2025, 20:21
Koka: Veriorët nuk kanë për t’ia harruar Edi Ramës operacionin racist në Theth
10 Korrik 2025, 20:18
3 shenjat e horoskopit që do të ndikohen më shumë nga ‘Hëna e Plotë’ e 10 Korrikut
10 Korrik 2025, 20:04
Emërohet drejtuesi i ri i Qendrёs Kombёtare tё Kinematografisё
10 Korrik 2025, 19:51
Korçë/ 40-vjeçari hidhet nga ballkoni i katit të pestë, në gjendje kritike
10 Korrik 2025, 19:40
‘Gruaja e lodhur’/ Sindroma që prek mijëra gra çdo ditë
10 Korrik 2025, 19:34
Çanta origjinale Hermès e Jane Birkin shitet për 10 milionë dollarë
10 Korrik 2025, 19:26

Nënshkruhet marrëveshja Britani-Ukrainë për 5 mijë raketa Thales
10 Korrik 2025, 19:00
Zjarr në Zvërnec, flakët rrezikojnë dy hotele
10 Korrik 2025, 18:57
Kroacia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak
10 Korrik 2025, 18:39
Spahia: E vërteta e madhe e akuzës së fortë të banorëve të Thethit
10 Korrik 2025, 18:35
Ndërtimet pa leje në Theth, Manja kërkon procedim disiplinor për prokuroren Elsa Gjeli
10 Korrik 2025, 18:15
Detaje nga vrasja e Renis Dobrës, autorët erdhën me 2 makina Range Rover nga Rrësheni
10 Korrik 2025, 18:10
Gjykata e Lartë e la në burg, Meta i drejtohet 'Kushtetueses'
10 Korrik 2025, 17:57
Dënim i ri me rregullore të 're'
10 Korrik 2025, 17:54
Përkthyesi i BE-së pushohet nga puna për shkak të frikës për sigurinë e Zelenskyy
10 Korrik 2025, 17:45
'Ti je polic, por jo Zot me ma marrë shpirtin', protestë për Agon Zejnullahun
10 Korrik 2025, 17:41

Ekspozimi i drejtpërdrejtë ndaj ajrit të kondicionuar mund të shkaktojë infeksion
10 Korrik 2025, 17:10
Video/ Rama përsërit skenarin, ulet sërish në gjunjë para Melonit
10 Korrik 2025, 16:56
I vuri zjarrin parcelës me ullinj, arrestohet 50-vjeçari në Shijak
10 Korrik 2025, 16:46

Rubio: SHBA-ja dhe Rusia kanë shkëmbyer ide të reja për bisedimet për paqe në Ukrainë
10 Korrik 2025, 16:36
Vdekja e 27-vjeçarit, dorëhiqet komandanti i Policisë së Lipjanit
10 Korrik 2025, 16:21
Video/ Digjet një banesë në Tiranë pranë Pazarit të Ri
10 Korrik 2025, 16:09

Trafik droge dhe grup kriminal, GJKKO lë në burg tre të pandehurit (EMRAT)
10 Korrik 2025, 15:51
Xhensila ndez rrjetin me urimin e saj për ditëlindjen e Ledrit
10 Korrik 2025, 15:42
Janë plot me pesticide! Lista me 12 produktet që duhet të kemi kujdes
10 Korrik 2025, 15:31

Aksident në Shëngjin, përfundon te Trauma 49-vjeçari
10 Korrik 2025, 15:11
Malltezi: Brenda një dite më sekuestruan llogaritë, pronat dhe aksionet
10 Korrik 2025, 15:01
BE: Izraeli është pajtuar për më shumë ndihma në Gaza
10 Korrik 2025, 14:55


Vrasja e Renis Dobrës, nxirret nga uji mjeti i 23-vjeçarit
10 Korrik 2025, 14:29
Tarifat e Trump ndaj Brazilit rrisin çmimin e kafes
10 Korrik 2025, 14:16
Ursula von der Leyen i mbijeton votëbesimit
10 Korrik 2025, 14:04
Gjyqi për "Plumbin e Artë”/ Debate të forta në GJKKO, shtyhet sërish seanca
10 Korrik 2025, 13:55
Vrau efektivin e Shqiponjave, Prokuroria e Fierit kërkon burg përjetë për Azgan Mërnicën
10 Korrik 2025, 13:46
Zjarr në Lezhë, flakët pranë nënstacionit elektrik
10 Korrik 2025, 13:32
Banorët përplasen me policinë në Theth, një gruaje i bie të fikët
10 Korrik 2025, 13:24
“Ramë i xanun”
10 Korrik 2025, 13:15

Tre shenjat e horoskopit që kanë gjasa të divorcohen në muajin korrik
10 Korrik 2025, 12:45
Kokë turku për një Republikë pa leje
10 Korrik 2025, 12:35
“Ka shkretuar kombin e vet”/ Berisha: Rama burgos kundërshtarët!
10 Korrik 2025, 12:26

Plagoset me thikë shqiptari në Itali
10 Korrik 2025, 12:08



Inaugurimi i shtatores së Josif Budos, Berisha: Frymëzim dhe dritë për mbarë shqiptarët
10 Korrik 2025, 11:33

Vijon "turi i pastrimeve"/ Drejtorët e Bashkisë së Durrësit dorëzojnë sot dorëheqjet
10 Korrik 2025, 11:11
23-vjeçari në Mat u mbyt me litar, shoqërohen 4 të dyshuar
10 Korrik 2025, 10:58
35-vjetori i rënies së dëshmorit Josif Budo, Berisha i pranishëm në ceremoni
10 Korrik 2025, 10:49
Pas shkarkimeve, komandohet drejtori i ri i Policisë së Shkodrës
10 Korrik 2025, 10:30
BIRN: Aksioni i Ramës për hapësirat publike, një shfaqje e përsëritur
10 Korrik 2025, 10:29
Aksioni në Theth, shkarkohen drejtuesit e Policisë së Shkodrës
10 Korrik 2025, 10:16
Aksident me vdekje në autostradën Tiranë-Durrës
10 Korrik 2025, 10:01
Inceneratori nuk ekziston, por qeveria vijon te shtojë fondet
10 Korrik 2025, 09:51
Shqipëria po plaket me ritme të shpejta! 30% e popullsisë mbi 60 vjeç
10 Korrik 2025, 09:46
Fundi i një epoke, Modric i thotë 'lamtumirë' Real Madridit
10 Korrik 2025, 09:36
Mali i Dukatit prej 6 ditësh në flakë, banorët kërkojnë ndërhyrje nga ajri
10 Korrik 2025, 09:27

“Varfëria në rritje”/ DW: Shumë njerëzve në Gjermani nuk u del rroga
10 Korrik 2025, 09:08
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Korrik 2025, 08:51
Këmbimi valutor 10 Korrik, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja
10 Korrik 2025, 08:51

Foto/ Shkrumbohet gjatë natës restoranti në Theth, zjarri vihet nën kontroll nga banorët
10 Korrik 2025, 08:21

Rikthehet e nxehta përvëluese, termometri ngjitet deri në 40°C
10 Korrik 2025, 07:58
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Korrik 2025, 07:46
Operatori turistik në Theth: Po na shembin shtëpitë pa paralajmërim
9 Korrik 2025, 22:54
Malltezi akuza Gabriel Escobar: U kërkoi prokurorëve të veprojnë ndaj Sali Berishës
9 Korrik 2025, 22:33
Trump dhe komandanti izraelit paralajmërojnë: Armëpushimi në Gaza mund të jetë pranë
9 Korrik 2025, 22:13
Zjarri në Landfillin e Elbasanit, pedagogu: Është një kancer dhe krim mjedisor
9 Korrik 2025, 21:54
Ndodh në Kukës, gruas me tetë fëmijë i marrin lekët e raportit të lindjes
9 Korrik 2025, 21:38
Beleri në PE: Raporti për Shqipërinë i zbukuruar, realiteti flet për dështime
9 Korrik 2025, 21:28
Verë me rrezik, rritet numri i pickimeve nga gjarpërinjtë
9 Korrik 2025, 21:22
Berisha apelon sërish: Stop terrorit shtetëror mbi banorët e Thethit!
9 Korrik 2025, 21:15
Virusi i 'sëmundjes së puthjes' lidhet me disa forma kanceri
9 Korrik 2025, 21:04
Malltezi rrëfen pas lirimit: Drejtësia është kthyer në armë politike
9 Korrik 2025, 20:51
Vokshi: Ka ngecur integrimi i Shqipërisë në BE, shkak mungesa e zgjedhjeve të lira
9 Korrik 2025, 20:37