Flash News

KRYESORE

Lirimi i Çapjas/ Artan Hoxha: O popull qëndroni vigjilentë, do të ketë kufoma nga atentatet në Elbasan

Gazetari Artan Hoxha me plot indinjatë ka denoncuar vendimet e dhëna nga gjykatat në vend ditën e sotme për personazhet famëkeqë të krimit në qytetin Elbasanit. Ai i bëri thirrje qytetarëve që të kenë kujdes, pasi parashikon që të ketë sërish vrasje si pasojë e përplasjeve mes bandave që terrorizojnë qytetin, ndërsa kritikoi edhe politikanët të cilët bërtasin se po mbrojnë Kushtetutën, e nga ana tjetër shkeljet vazhdojnë.

“Mediet raportuan me zhurme se gjykata e Elbasanit denoi me 10 vite burg, Shkelzen Hasanpapën, një ore me vonë mediat njoftuan po me zhurmë se Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë shpalli të pafajshëm Suel Çelën, dënoi me 5 vite burg Klement Xhaferrin dhe me 6 vite burg Enea Bekteshin, kurse Gjykata e Shkallës së parë Elbasan, rrëzoi kërkesën e prokurorisë për të çuar në gjykim dosjen e një personazhi mjaft të njohur në këtë qytet, Florenc Çapja.”, , shkroi Hoxha në profilin tij ën facebook, ndërsa tregoi se në Elbasan, gazetarët nuk guxuan t’o afroheshin gjykatës për të informuar opinionin publik.

Ao ëm aps sqaroi ëprplasjet mes grupeve kriminale në qytet.

“Ndërsa për atentatorin e Florenc Çapjas, Shkëlzen Hasanpapa u dhanë 10 vite burg, për kundërshtarin e tij, Suel Çela Gjykata e Krimeve të rënda në Tiranë vendosi pafajësi, për vetë Florenc Çapjan Gjykata e Elbasanit as pranoi ta merrte në gjykim çështjen. Pra e cilësoi kohë të humbur të merrej me ekzekutorin e një oficeri policie.”

Hoxha parashikon se situata do të bëhet mjaft problematike.

“Dëgjoni o popull, mos u hutoni nga zhurma e “mbrojtësve” te kushtetutës dhe reformës në drejtësi, por qëndroni vigjilent, shikoni nga shkoni dhe ku shkelni që të mos mbeteni papritur viktima me tru të derdhur në ndonjë cep rruge, nga vrasës të panjohur që po qërojnë hesapet me njeri-tjetrin...

Pra qysh nga sot, ekspertet e mjekësisë ligjore duhet te jene gati për çdo kufomë e te lënë pas nga atentatet në Elbasan. Qytetaret e pafajshem te Elbasanit duhet t’i luten Zotit te mos ndodhen rastësisht në rrezen e breshërive të vrasësve që e mbajnë prej 2 dekadash të terrorizuar këtë qytet.”

Në fund ai nuk i kurseu kritikat për politikanët.

“Ndërsa “baballarët e kombit”, “i gjati”, “i shkurtri”, “doktori”, “piktori”, “artisti”, “doktoresha”, do jene duke “mbrojtur” kushtetuten e një shteti te shpartalluar fund e krye.”

Prandaj vrasës profesioniste, me pagese apo me klering, nëse e keni ndare mendjen ta vendosni vet drejtësinë me tytën e kallashnikovit, sepse në këtë shtet te diskredituar nuk ka kush t’ua vendos tjetër, dilni këtej nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, mbase ishallah breshëritë tuaja u vërshëllejnë afër veshit “baballareve te kombit”, qe ta kuptojne keta funderrina se cfare eshte shkelja e kushtetutes dhe kapja e reformes ne drejtesi...”

Të fundit