Flash News

KRYESORE

“Lironi djemtë tanë”, banorët e ‘Astirit’ zhvendosin protestën te Gjykata e Tiranës, të arrestuarit sot para gjykatës

Banorët e ‘Astirit’ kanë zhvendosur sot paradite protestën e tyre para Gjykata e Tiranës. Të revoltuar, banorët kërkojnë lirimin e të arrestuarve në protestën e së enjtes, që u përplasën me policinë para Parlamentit.

Sot ata do të njihen me masën e sigurisë, ndërsa dje Prokuroria kërkoi ‘arrest me burg’ për 6 nga 10 të arrestuarve, Fluturim Goleci, Amarildo Sinanaj , Marsel Velillari, Dorjan Protoduari, Ruzhdi Daci si dhe për Shpati Bilbilajn.

Në mbështetje të banorëve kanë shkuar edhe deputetët e PD-së.

Banorët bëjnë thirrje para gjykatës të lirohen të arrestuarit dhe se kërkojnë drejtësi për këtë çështje.

Nga përplasja, mbetën të plagosur 13 efektivë policie, mes tyre edhe Ina Nuka.

Të fundit