Flash News

KRYESORE

Lista: Barcelona gati për Champions, goditja e radhës për Manajn

Lista: Barcelona gati për Champions, goditja e radhës për Manajn

Barcelona ka publikuar listën e lojtarëve që do të udhëtojnë drejt Napolit për ndeshjen e vlefshme në Champions League. Tekniku Quique Setien ka bërë me dije emrat e futbollistëve që do të jenë me skuadrën.

Interes të veçantë kishte thirrja ose e jo e Rey Manajt. Sulmuesi lushnjar nuk ka marrë ftesë dhe duket se trajneri Setien i ka vendosur notën pas paraqitjeve në stërvitje.

Ai ka preferuar të ketë me skuadrën Martin Braithwaite, i cili nuk mund të luajë. Sulmuesi i ardhur nga Leganes nuk është i regjistruar me skuadrën e parë. Setien ka grumbulluar dhe Araujon e Akiemen, por nuk ka vend për Manajn.

https://twitter.com/FCBarcelona/status/1231568136400449536?s=20

Të fundit