Flash News

KRYESORE

Lleshaj nga Shkodra: Do hedhim dritë mbi ngjarjet ku mbetën policë të vrarë

Lleshaj nga Shkodra: Do hedhim dritë mbi ngjarjet ku mbetën

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj që nga Shkodra deklaroi se do hidhet dritë mbi çdo ngjarje ku janë vrarë policë. Lleshaj ka qenë i pranishëm për vizitë në familjen e policit Kole Ndreshaj, i cili humbi jetën në krye të detyrës 10 vite më parë.

“Jemi këtu në Shkodër për të mbështetur familjen e policit të vrarë Kole Ndreshaj. Ne e dimë që problematikat e këtyre familjeve janë të mëdha, por tashmë do të bëjmë maksimumin për t’ju gjendur pranë. Shumë dosje të policëve të vrarë ende nuk janë zbardhur si në rastin e Kole Ndreshaj por ne nuk i kemi harruar dhe do të përpiqemi qe t’i zbardhim këto ngjarje. Policet e vrarë kanë dhënë jetën e tyre dhe ne duhet që ti mbështesim familjet e tyre për mos t’i lënë në harresë”-tha Lleshaj.

 

 

Të fundit