Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Lubonja: Rama ka zaptuar skenën, kam një këshillë për inxhiniere Bozon
Analisti Fatos Lubonja kritikon kryeministrin Edi Rama që në vend që të zgjidhë hallet e njerëzve, del në televizor dhe luan rolin e njeriut me shumë funksione. Ai e konsideron mbledhjen e sotme të Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, një “shou” të radhës.
“Sot pashë mbledhjen e Këshillit të Rindërtimit. Unë dua që ata të takohen, të flasin aty edhe për gjëra që mund të mos i thonë publikisht, sepse mund të ngjallin panik. Por, të gjithë dalin aty e duket sikur po qajnë hallet tona. Kjo është propagandë, është një pjesë kjo kuptohet. Ne kemi nevojë për sa më shumë zëra dhe sa më shumë kontribute në këtë situatë. Demokracia do të thotë pushtet i popullit.”, tha Lubonja në Neës 24.
Ai shtoi se nuk është normale që kryeministri të flasë edhe për Kuranin edhe për Biblën.
“Kryeministri ka zaptuar skenën. Ky bën edhe shefin e emergjencave, shefin e rindërtimit, shefit të mbledhjes së ndihmave, edhe kryetarin e bashkisë. E pe si i tha kryetarit të bashkisë: lyej shkallën.”
Lubonja gjykon se tërmeti tregoi se Rama nuk e ka bërë mirë punën.
“Nëse shqiptarët, siç thoni ju, qenkan aq budallenj dhe nuk e kuptojnë, që ky po tallet, atëherë është fatkeqësi. Njerëzit manipulohen. Aty kishte marrë edhe ekspertë, pashë edhe Luljeta Bozon, sepse për mendimin tim nuk ka pse t’u bëjë atyre si ;mbulesë’ se flet gjëra të mençura atje, të qarta, që qëndrojnë dhe nuk ka pse të bëhet përgjegjëse për një dështim të radhës.”