Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
“Luftë totale dhe kontroll fizik i territorit”, Basha zbardh planin e ‘mosbindjes civile’, çfarë pritet të ndodhë nga e hëna e 8 majit
E hëna e 8 majit do të jetë një ditë e rëndësishme për politikën shqiptare dhe për të gjithë vendin. Në këtë datë do të jemi 24 orë pas afatit për organizimin e zgjedhjeve të pjesshme lokale në Kavajë, për të cilat qeveria ka garantuar mbarëvajtjen dhe opozita ka paralajmëruar bllokimin.
7 maji dhe 8 maji do të jenë ditët e përplasjes së parë, në terren, mes mazhorancës dhe opozitës, dhe ndonëse jemi vetëm gjashtë ditë larg është e vështirë të parashikosh se çfarë do të ndodhë në qytetin e vogël, në kufi me Tiranën.
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka hedhur dritë mbi përgatitjet dhe planin që ka opozita për të bllokuar zgjedhjet në Kavajë dhe ato të 18 qershorit në të gjithë Shqipërinë.
Ai paralajmëroi se duke nisur nga e hëna e 8 majit, do të përshkallëzohet mosbindja civile në të gjithë vendin, për të kulmuar më 18 qershor.
Basha foli për luftë totale dhe kontroll fizik të vendit, megjithatë saktësoi se këto lëvizje do të jenë të gjitha paqësore.
“Sot do të planifikojmë me detaje bashkimin kombëtar për Kavajën. Për të çliruar Kavajën nga krimi dhe zgjedhjet fasadë. Duke nisur nga e hëna do të shtrijmë në të gjithë vendin mosbindjen civile, për të kulmuar më 18 qershor. Të jap fjalën Edi Rama, se çfarëdo të kesh planifikuar, po të jap fjalën se nuk do të mund të qeverisësh asnjë orë më 18 qershor, asnjë orë të vetme. Ndaj ke vetëm një rrugë, ose bëhu pjesë e zgjidhjes, ose shporru bashkë me Republikën e Vjetër. Opozita nuk tërhiqet. Përgjigjja ime është kjo: ke 48 ditë përpara se të shpallim luftën totale për asgjesimin e Republikës së Vjetër. Mosbindja civile, bashkimi i shqiptarëve me çdo formë dhe mjet demokratik, i cili do të përshkallëzohet më 7 maj në çlirimin e kryeqytetit të lirisë, Kavjës. Mosbindja civile do të shtihet në çdo qytet, fshat dhe lagje dhe do të përshakllëzohet më 18 qershor, ku shqiptarët do të marrin kontrollin fizik të vendit”, u shpreh Basha nga çadra para Kryeministrisë.
Basha do takohet sot edhe me krerët e degëve të PD-së, për të diskutuar për protestën të dielës. Zgjedhjet në Kavajë do të zhvillohen më 7 maj dhe opozita ka vendosur bojkotin e tyre.