Flash News

KRYESORE

Macron dëshiron që të diskutohet edhe lëvizja e lirë e shqiptarëve në BE

Macron dëshiron që të diskutohet edhe lëvizja e lirë e

Presidenti i Francës Emanuel Macron në konferencë për shtyp pas takimit me kancelaren Angela Merkel, mendon se përpara se vendet anëtare të BE-së të fillojnë e të vendosin nëse duhen hapur negociatat ose jo, duhet që të finalizohen të tjera gjëra.

Ai përmendi lëvizjen e lirë të shqiptarëve, që sipas tij është një e drejtë e çuditshme. Shqetësimi i kreut të shtetit francez janë kërkesat e shumta për azil që vijnë nga shtetasit shqiptarë.

“Mendoj që duhet ta reformojmë këtë procedurë që është aktualisht e pakthyeshme, kemi dhe gjëra të çuditshme në këtë proces. Për shembull kemi lëvizjen e lirë përpara se të hapen negociatat. Kemi lëvizjen e lirë me Shqipërinë pa hapur negociatat dhe kjo është një lloj marrëdhënie e çuditshme. Në mirëbesim kemi dhënë lëvizjen e lirë dhe kemi mijëra e mijëra persona që kërkojnë azil”, deklaroi Macron.

Të fundit