Flash News

KRYESORE

Makina del nga rruga në Prrenjas, humb jetën 34 vjeçari

Makina del nga rruga në Prrenjas, humb jetën 34 vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi u shënua mëngjesin e sotëm në Prrenjas.

Sipas policisë, mjeti ka humbur kontrollin në rrugën rurale të fshatit Dritaj e për pasojë mjeti  ka dalë nga rruga, duke shkaktuar vdekjen e shoferit I.D., 34 vjeç.

“Në rrugën rurale të fshatit Dritaj, Prrenjas, shtetasi I.D., 34 vjeç, banues në Korçë,  duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti  ka dalë nga rruga.

Drejtuesi i mjetit ka humbur jetën në vendngjarje. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e shkakut të aksidentit”, sqaron policia

Të fundit