Flash News

KRYESORE

Man.United gjen trajnerin e ri, Solskjaer zëvendësohet nga italiani "monoton"

Manchester United nuk ka ndërmend t'i japë më shumë kohë Ole Gunnar Solskjaerit. Ai do të largohet në rast se nuk fiton ndaj Liverpoolit dhe zëvendësuesi i tij është gati.

Drejtuesit kanë biseduar me ish-trajnerin e Juventusit Max Allegri dhe kanë gjetur gjuhën e përbashkët. Italiani do të marrë drejtimin e "Djajve të kuq" që e kanë nisur skandal kampionatin. Allegri do të paguhet rreth 9-10 milionë euro në sezon.

Rezultate imazhesh për max allegri

Norvegjezi Solskjaer e ka pisk punë duke qenë se i mungojnë 10 lojtarë ndaj Liverpoolit. Drejtuesit nuk pranojnë asnjë justifikim, pasi po presin emërimin e teknikut italian. Allegri do të marrë një detyrë të vështirë, pasi duhet të rikthejë United në "shina".

Të fundit