Flash News

KRYESORE

Manja në mbledhjen e Komisionit: Tre muaj hetim të plotë mbi vendimin e Metës

Manja në mbledhjen e Komisionit: Tre muaj hetim të plotë mbi

Komisioni Hetimor Parlamentar për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta është mblidhur këtë mesditë në mbledhjen e parë, për të shqyrtuar kërkesën e deputetëve socialistë.

Kuvendi i Shqipërisë, miratoi me 101 vota pro dhe 6 kundër ngritjen e Komisionit Hetimor  për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, ditën e hënë.

Socialistët kërkojnë shkarkimin e Presidentit Ilir Meta me argumentin se ka shkelur rëndë Kushtetutën, me dekretin për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, duke dekretuar 13 tetorin si datë për zhvillimin e këtyre zgjedhjeve.

Në mbledhjen e parë, kreu i komisionit, Ulsi Manja, deklaroi se për një periudhë 3-mujore do të bëhet një hetim i plotë mbi vendimin e Metës, i cili më pas do t’i dorëzohet Kuvendit për veprime të mëtejshme.

“Në optikën e kolegëve deputetë që kanë kërkuar shkarkimin e tij konstatohet se sjellja e tij në lidhje me procedurat e ndjekura, presidenti ka shkelur rëndë kushtetutën dhe kjo sipas tyre përbën shkak ligjor për pezullimin nga detyra. Ky komision referuar saktësisht vendimit 84, për një periudhë 3 mujore do bëjë një hetim të plotë për t’i paraqitur Kuvendit një raport përfundimtar. Ky është edhe deklarimi i komisionit hetimor i përcaktuar në vendimin dhe komisioni është i detyruar t’i rrijë strikt”, tha Manja.

Të fundit