Flash News

KRYESORE

Manjani: Rama një kryeministër me defekte serioze

Manjani: Rama një kryeministër me defekte serioze

I ftuar në studion e Adi Krastës ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani, ka folur  për situatën politike në të cilën ndodhet  vendi, si dhe arsyet e  vërteta  të largimit të tij nga posti që mbante.

Mungesën e emrit të tij në listat e kandidatëve  ai e ka parë si një  vendim të partisë së tij, megjithatë nuk e ka fshehur dëshirën e  të qenurit pjesë.

“Mua nuk më  ka bërë dëm partia, ky është  vendim i partisë, nëse partia  nuk e  sheh të arsyeshme që  të fusë  ministrin e saj në listë ky është vendim i saj. Mendoj se mund të  kisha kontribuar, nuk jam kundër të rinjve. Konspiracioni është prezent dhe nëse nuk mëson  rregullat e tij nuk mbijeton. Është e pamundur të bjë një kompromis për çfarë? Për të qenë anëtar i parlamentit? “-ka thënë ai.

Për sa i përket vendimit për largimin e tij nga posti i ministrit të drejtësisë Manjani e  sheh si një kundërveprim të kryeministrit  ndaj daljeve të  tij  në publik për të  bërë  të dukshme problematikat në lidhje me sektorin që ai drejtonte.

Rama është politikan i sukseshëm por kryeministri Rama ka defekte serioze sipas Manjanit.

“Diskutimi për  kryeministrin është detyrë sepse  është njeriu që drejton. Rama është politikan i sukseshëm por kryeministri Rama ka defekte serioze. Nëse diskutojmë pas 27  vitesh  lirinë  e  shprehjes  duket kthim prapa. Marrëdhënia e kryeministrit me të tjerët është e  frikshme. Kur  mendoja që  para pak ditësh nuk do  të shkonim në zgjedhje sepse  kishte vendosur të mos dialogonte  është e frikshme. Rama ka shkatërruar konstitucionalizmin. Kushtetuta nuk është ta zbatosh kur të intereson por pikërisht kur nuk të intereson.”-tha Manjani

 

 

Të fundit