Flash News

KRYESORE

Maqedonasit deklarohen si shqiptarë për një vend pune në institucione

Në Maqedoni janë zbuluar abuzime nga shtetasit maqedono-veriorë me përkatësi etnike maqedonase, të cilët deklarohen si shqiptarë për t'u emëruar në punë në institucionet shtetërore.

Në Qytetin e Shkupit sipas TV21, në vend pune për zjarrfikës në njësinë e zjarrfikësve të qytetit janë punësuar 10 persona, prej të cilëve një është shqiptar ndërsa katër prej tyre si Kire Trajkovski, Dejan Ilievski, Zlatko Serafimovski, Goran Trajkovski janë me emër e mbiemër maqedonas, ndërkohë që përkatësia etnike rezulton shqiptar.

Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive e pyetur për këtë abuzim informoi se në Maqedoni nuk ekziston mekanizëm ligjor që mund t’i thuhet dikujt se nuk i takon një përkatësie etnike të caktuar, gjegjësisht nuk mund t’i thuhet dikujt se nuk është shqiptar.

Të fundit