Flash News

KRYESORE

Masat e sigurisë/ Gjykata e Tiranës jep nesër vendimin për 31 të arrestuarit pas tërmetit të 26 nëntorit

Masat e sigurisë/ Gjykata e Tiranës jep nesër vendimin për

Gjykata e Tiranës njoftoi se ditën e nesërme në orën 10:00 do të zhvillojë një seancë, ku do të japë vendimin për masat e sigurisë të 31 personave të arrestuar për dëmtimet e ndërtesave nga tërmeti i 26 nëntorit në disa zona të kryeqytetit.

Seanca e sotme zgjati 7 orë dhe gjykata shqyrtoi kërkesën e prokurorisë dhe vendosi që ditën e nesërme në orën 10.00 të shpallë vendimin për secilin prej të akuzuarve. Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë “arrest në burg” për 13 persona, ndërsa për pjesën tjetër të të arrestuarve  masën “arrest shtëpie” dhe “detyrim paraqitje”.

Mes të arrestuarve janë edhe ish zyrtarë vendorë, si ish-kreu i Komunës Farke, Fatbardh Plaku, ish-kreu i Komunës së Kasharit, Besnik Fuçia dhe Luan Beta, ish-shef i urbanistikës në Bashkinë e Vorës. Prokuroria ka kërkuar masën “arrest me burg” për dy ish-kryekomunarët, ish-kreu i Komunës Farke, Fatbardh Plaku, ish-kreu i Komunës së Kasharit, Besnik Fuçia

Seancat për masat e sigurisë janë zhvilluar të ndara në dy grupe. Prokuroria ka lëshuar 41 urdhër-arreste, ndërsa gjashtë persona dyshohet se janë larguar nga vendi.

Të fundit