Mattis: Një bombë H në Paqësor do të ishte papërgjegjshmëri

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis deklaroi sot se një provë e bombës H nga Koreja e Veriut në oqeanin Paqësor do të ishte një demonstrim tronditës i papërgjegjshëm, në përgjigje të kërcënimeve të Phehianit.

Ky paralajmërim nga ana e SHBA-së ndodh në sfondin e një tensioni verbal mes Donald Trump dhe Kim Jong-un për programin bërthamor të regjimit komunist.

Në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, kreu i diplomacisë koreano-veriore deklaroi për gazetarët se vendi i tij pritej të parashikonte tashmë shpërthimin e një bombe me hidrogjen jashtë territorit të tij.

“Ky do të ishte një demostrim tronditës i papërgjegjshëm në planin shëndetësor, të stabilitetit dhe të mospërhapjes së armëve bërthamore”, deklaroi Mattis për shtypin pas nisjes në Indi ku do të zhvillojë një vizitë treditore.

Pyetjes nëse një provë e kësaj natyre përbënte një akt lufte, kreu i Pentagonit refuzoi t’i përgjigjej.

Të shtunën, SHBA-ja dërgoi avionë luftarakë pranë brigjeve koreano-veriore për të rritur presionin ndaj Phenianit me qëllimin që ai të heqë dorë nga ambiciet bërthamore dhe balistike.