Flash News

KRYESORE

Mbërrin në Kosovë Bill Clinton nën masa të rrepta sigurie, Haradinaj: Mirë se erdhe!

Ka mbërritur në kryeqytetin e Kosovës ish presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton.

AI është pritur në aeroportin ‘Adem Jashari’ nga Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, si dhe nga ish-presidentja Atifete Jahjgaga.

Ajo që ra në sy ishin masat e rrepta të sigurisë, të ndërmarra në sajë të kësaj vizite, që vjen në kuadër të 20-vjetorit të ndërhyrjes së Kosovës në NATO.

Clinton është i shoqëruar edhe nga  ish-sekretarja e Shtetit, Medeleine Albright dhe nesër pritet të mbajnë një fjalim për qytetarët e Kosovës.

Nga ana tjetër, kryeministri Ramush Haradinaj ka reaguar pas mbërritjes në rrjetet sociale me urimin: “Welcome back, President Clinton!”.

Të fundit