Flash News

KRYESORE

"Mbi 100 kërcënime me vdekje që kur u bëra ministër" kërcënohet sërish me plumb në zarf Matteo Salvini

"Mbi 100 kërcënime me vdekje që kur u bëra

Ministri i Brendshëm italian, njëherësh zëvendës kryeministri Matteo Salvini është kërcënuar sërish me jetë.

Një zarf anonim me një plumb të kalibrit 22 mm ka mbërritur në adresë të tij.

Ky zarf kaloi në shërbimin postal të komunës Sesto Fiorentino në provincën e Firences, ku edhe u sekuestrua. Plumbi ishte i mbështjellë nga një letër alumini.

Salvini, në komentin e tij lidhur me kërcënimin shprehet se ka marrë mbi100 kërcënime me vdekje që nga dita kur u bë ministër.

“Është e qartë se fjalët e urrejtjes shprehur nga një tip i majt, bindin disa mendje të sëmura, por që natyrisht nuk më trembin. Përkundrazi më japin më forcë për të luftuar kriminelë të çdo tipi,”-ka deklaruar ai.

Përpara një muaji një zarf me fjalë kërcënuese ju adresa ministrit Salvini. Por ende nuk ka informacion se kush kanë qenë autorët.

Të fundit