Flash News

KRYESORE

Meçorapaj denoncon brutalitetin e policisë në Sarandë: Banditë të veshur me uniformë

Meçorapaj denoncon brutalitetin e policisë në Sarandë:

Ish deputetja e Partisë Demokratike, Nada Meçorapaj, ka denoncuar ndërhyrjen brutale të policisë ndaj njerëzve punëtorë dhe sipërmarrësve në Sarandë në kulmin e sezonit turistik.

Me një video të postuar në profilin e saj në Facebook, ajo njoftoi se ka edhe të plagosur e të shtruar në spital. Meçorapaj e konsideron shkelje faktin që policia vepron pa një vendim gjykate.

Në video tregohet  se si policia e shtetit dhe ajo bashkiake rrethojnë dhe bastisin pa asnjë dokument pronën në plazh të familjes së Flamur Pollos në Sarandë, pa asnjë dokument. Në video, dëgjohen qartë familjarët që janë gati të bashkëpunojnë, nëse ka një vendim, por policia sillet si bande dhe nuk u jep asnjë dokument.

Statusi

Ora 4.30 e mëngjesit. Pa një vendim institucional. Me forca te shumta policore. Kjo eshte nderhyrja brutale e banditeve te veshur me uniforme kundër njerëzve punëtore dhe sipërmarrësve në Sarandë, ne kulmin e sezonit turistik.

Familjaret njoftojnë se ka te plagosur dhe te shtruar ne spital pas nderhyrjes me force te policise. Sic do shikoni ne video kundër këmbënguljes se pronareve se do te tërhiqen por duan te shohin një vendim.

Natën pa pritur një vendim gjykate, sepse këta janë edhe gjykata edhe policia. Sepse keta jane Harbute dhe Hajdute!

Të fundit